Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mediat pro pushtetit në Rusi e Bjellorusi po bëjnë fushatë dezinformuese ndaj projekteve të BE-së

HIBRID

Për mediat pro-Kremlinit, Partneriteti Lindor (EaP) ka qenë gjithmonë një mjet “anti-rus” dhe “anti-bjellorus” që përdoret në mënyrë “agresive” nga Bashkimi Europian për qëllime keqdashëse: për të ushtruar kontroll të jashtëm mbi Bjellorusinë; për të dëmtuar identitetin bjellorus dhe për të shkëputur Bjellorusinë nga Rusia.

Narrativat kryesore të dezinformatave në mediat pro-Kremlin thonë se “EaP” qëndronte prapa protestuesve kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi të vitit 2020, të cilat ishin të manipuluara. Siç pretendoi Sputnik Bjellorusia, EaP ishte bërë shkak që “rrjetet perëndimore” të depërtonin në Bjellorusi për pothuajse të gjitha ngjarjet politike në hapësirën post-sovjetike, gjë që Kremlinit nuk i pëlqente. Në periudhën e fundit (një vit e gjysmë), që nga zgjedhjet mashtruese të Bjellorusisë në gusht 2020, media pro-Kremlin kanë vazhduar të shpallin opozitën bjelloruse si një “kukull të Perëndimit” dhe t’i përshkruajnë mbështetësit pro-demokracisë si terroristë e nazistë.

Media shtetërore bjelloruse – një akt i dyfishtë mediatik pro-Kremlinit

Deri në zgjedhjet e vitit të kaluar, media shtetërore në Bjellorusi, edhe pse skeptike dhe kritike ndaj Partneritetit Lindor dhe BE-së, kishin shmangur një dezinformim dhe propagandë të tillë skandaloze. Megjithatë, tani, retorika e medias shtetërore përputhet mjeshtërisht me atë të mediave pro-Kremlinit. BE-ja supozohet se është e përfshirë në luftëra hibride dhe revolucione me ngjyra, po mbështet nazizmin (kliko këtu) në Bjellorusi dhe po shkel sovranitetin e Bjellorusisë. Shkurtimisht, Partneriteti Lindor tani po demonizohet po aq fuqishëm në mediat shtetërore bjelloruse sikurse ato të kontrolluara nga shteti rus.

Armiqësia dhe dezinformimi ndaj dhe rreth Partneritetit Lindor dhe BE-së u rrit përsëri pasi Bjellorusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në PNJ në qershor 2021. Sipas Belarus Segodnya (shih këtu), burimi i administratës presidenciale, qëllimi i EaP ishte privimi i Bjellorusinë nga sovraniteti:

“U bë e qartë se mbështetja e të ashtuquajturës ‘shoqëri civile’ brenda nismës (Partneriteti Lindor) kthehet në aktivitete subversive që synojnë rrëzimin e Qeverisë, sponsorizimin e forcave shkatërruese, të cilat në orën X, sikur me komandë, fillojnë për të tronditur shoqërinë”.

Sipas një zyrtari bjellorus (shih këtu) të cituar nga e njëjta gazetë, politika e Partneritetit Lindor ishte ryshfet i pastër:

“Evropa u përpoq të korruptonte shoqërinë civile bjelloruse. Për shembull, ne do t’ju ndajmë 3 miliardë dollarë nëse ndaloni së komunikuari me Rusinë dhe rrëzoni presidentin tuaj – ky nuk është kulmi i cinizmit, apo jo?”.

Por propaganda nuk funksionon: një rënie e besimit në mediat shtetërore

Megjithatë, këto tregime dezinformuese nuk kanë më atë shtrirje që kishin dikur. Hulumtimet sugjerojnë se a) media shtetërore nuk është më burimi kryesor i informacionit për shumicën e njerëzve, dhe b) media shtetërore besohet vetëm nga një pakicë e popullsisë. Një sondazh në dhjetor 2020 (shih këtu) zbuloi se kanalet televizive shtetërore bjelloruse e ruse ishin burimet kryesore të informacionit për vetëm 12.7 për qind të bjellorusëve që jetonin në qytete me mbi 20,000 banorë. Më tej, një anketë në janar 2021 (shih këtu) me njerëz në zonat urbane tregoi se mediat shtetërore i besonin vetëm 16.3 për qind. Mediat e pavarura (online) gëzonin nivelet më të larta të besimit me 49.5 për qind, më të mëdha se nivelet e besimit në kishë.

(Artikulli i plotë në anglisht)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere