Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Algoritmet e Amazon po promovojnë libra që bëjnë pretendime anti-vaksinë

HIBRID

Ligjvënësit i bënë thirrje Amazon -it që të rishikojë menjëherë algoritmet e tij dhe të zbulojë shkallën në të cilën ai përhap dezinformata.

Anëtarë e demokratë të Kongresit, Elizabeth Warren dhe Adam Schiff, i kanë shkruar të dy shefit të Amazon, Andy Jassy duke ngritur shqetësime në lidhje me promovimin e librave dhe produkteve të portalit të tregtisë elektronike, të cilat përhapin dezinformata në lidhje me vaksinat Covid-19, njofton “National Public Radio” (NPR).

“Hetimet e fundit tregojnë se algoritmet e Amazon po rrisin produktet kundër vaksinave në të gjithë uebfaqen mbi informacionin e bazuar në fakte të vaksinave dhe po i shtyjnë klientët drejt flluskave të përmbajtjes së dezinformimit ekstrem”, shkroi Schiff.

Ai akuzoi gjigantin e teknologjisë se po përfitojnë drejtpërdrejt nga sensacionalizmi i dezinformatave kundër vaksinave, përderisa po vazhdon trendi i publikimit të teorive konspirative rreth vaksinave, që po shkakton vdekjet nga Covid-19.

“Si një anëtar i Kongresit i cili është thellësisht i shqetësuar nga përhapja e hezitimit të vaksinave gjatë kësaj kohe krize, unë kërkoj informacion shtesë, më të detajuar mbi politikat e Amazon në lidhje me informacionin e rremë ose mashtrues shëndetësor, në mënyrë që të identifikoj nevojat e mundshme për rregullimin federal”, shtoi ai.

Ndërsa senatorja Elizabeth Warren gjithashtu vuri në dukje në letrën e saj drejtuar Jassy-t, se rezultatet kryesore për termat e kërkimit të lidhur me pandeminë në këtë platformë “përfshinin vazhdimisht” libra të bazuar në gënjeshtra në lidhje me vaksinat dhe kurat e Covid-19.

“Kur stafi kërkoi termat  ‘Covid-19’ dhe  ‘vaksinë’, rezultati i parë, i paraqitur dukshëm në këndin e sipërm të majtë të ekranit, ishte një libër nga Joseph Mercola dhe Ronnie Cummins i quajtur ‘E vërteta për Covid-19: Ekspozimi Rivendosja e Madhe, Bllokimet, Pasaportat e Vaksinave dhe Normalja e Re’”, u shpreh Warren në letrën dërguar shefit të Amazon.

“Dr Mercola është përshkruar si  ‘përhapësi më me ndikim i dezinformatave të koronavirusit në internet’”, shtoi ajo.

Warren shprehet se ky libër përjetëson komplote të rrezikshme në lidhje me Covid-19 me informacione të rreme dhe mashtruese në lidhje me vaksinat.

“Ai pohon se vitamina C, vitamina D dhe suplementi Quercetin të shitura në faqen e internetit të Mercola-mund të parandalojnë infeksionin Covid-19, ky një pretendim me një bazë kaq të vogël shkencore që FDA dërgoi një letër që udhëzonte Mercola-n të ndalonte shitjen e këtyre shtojcave të pa miratuara dhe trajtim i paautorizuar i Covid-19”, shpjegoi ajo.

Gjithashtu në këtë libër pohohet se vaksinave Covid-19 nuk mund t’u besohet, por Warren thotë se pas çdo studimi të bërë, është treguar se ato janë efektive dhe të sigurta.

Të dy politikanët amerikanë bënë thirrje që Amazon të kryejë një rishikim të menjëhershëm të algoritmeve të tij për të përcaktuar shkallën në të cilën platforma po i shtyn përdoruesit drejt dezinformimit.

(Artikulli i plotë i NPR në anglisht)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere