Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Postime që pretendojnë rrejshëm se “versioni Delta i COVID-19, krijohet nga vaksinat”

HIBRID

Disa postime të shpërndara në rrjetë sociale, me pretendimin se varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 vjen nga vaksinat, janë të pavërteta.

Një nga shembujt e këtyre postimeve në rrjetet sociale, me këtë pretendim me titull “krijoni problemin dhe shisni zgjidhjen. #butthatsnoneofmybusiness”:

https://www.facebook.com/erinmarie05/posts/10165553137910357

Variantet e COVID-19 nuk rrjedhin nga vaksina. Vaksina nuk mund të replikojë virusin. Disa nga udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që shpjegojnë se si vaksinat e ARN-së sigurojnë vetëm udhëzime për qelizat në trupin e njeriut se si të bëjnë një “proteinë spike”:

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/different-vaccines/mrna.html

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/variants/variant.html#:~:text=B.1.617.2%20(Delta):%20This%20variant%20was%20first%20detected%20in,which%20may%20lead%20to%20more%20cases%20of%20COVID-19.

Delta është një nga katër variantet e reja të virusit Korona që krijon shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) (këtu). I quajtur gjithashtu B.1.617.2, Delta e ka origjinën në Indi dhe u identifikua në ShBA në mars të këtij viti 2021 (bit.ly/3rlcxAi). Varianti Delta është një mutacion i virusit origjinal COVID-19 (SARS-CoV-2).

Në videon pasuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jepen ilustrime për mënyrën e krijimeve të varianteve të reja nga një virus “prind”:

Një artikull i mëparshëm i kontrollit të faktit të Reuters, tregon se si vaksinimi nuk shkakton variante të reja COVID-19 (këtu).

Reuters gjithashtu rrëzoi pretendimet se varianti Delta nuk ishte i vërtetë në më shumë detaje, (këtu).

Një zëdhënëse e CDC, Kate Grusich, tha për Reuters përmes postës elektronike se “asnjë nga vaksinat e autorizuara për përdorim në SHBA nuk përmban virusin e gjallë që shkakton COVID-19

Nga CDC kanë thënë se “viruset ndryshojnë vazhdimisht përmes mutacionit, dhe pritet të ketë edhe variante të reja të një virusi”. Kërkimi dhe monitorimi i varianteve vazhdojnë ndërsa evoluon COVID-19. Ndjekja e të dhënave COVID-19 në ShBA, duke përfshirë variante, mund të shihet këtu.

(Artikull i publikuar nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere