Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Fotografitë nuk paraqesin pamjet e fëmijës së kafshuar nga qeni endacak në Prishtinë

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook me datë 18 qershor kishin publikuar lajmin për një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte kafshuar në fytyrë nga qeni endacak në shesh të Prishtinës.

Këto faqe në këtë njoftim kanë publikuar fotografi të fëmijëve me plagë në fytyrë, por që në to nuk shfaqet fëmija i njëjtë.

Duke u nisur nga ky dyshim, hibrid.info ka verifikuar faktet e që, pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, u vërtetua se fotografitë e fëmijëve u përkasin dy ngjarjeve të ndryshme në Zelandë të Re dhe Angli.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Shneta” dhe “Gazeta Urbane”:

https://www.facebook.com/shneta.info/posts/pfbid0312vsqSCsDHBNqV34jLKwp1mDWQZ7y2FDk3uPKfzWiuSasNPZdiNAMcgHZrMM1dWYl

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid06xHhkJXiiEy3igExZ53TMWRFUkkWXYYAbYghCTBCw4kvmXchzuwjPDJs5nXR42SDl&id=100064904264404


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se fotografia e fëmijës e publikuar në faqen “Shneta”, i përket një ngjarje të vitit 2019 në Zelandën e Re, ku në qytetin Christchurch qeni kishte sulmuar një fëmijë dy vjeç. (shih këtu)

Ndërsa fotografia e postuar nga faqja “Gazeta Urbane”, i përket një ngjarjeje tjetër të ndodhur në vitin 2020 në Nottingham të Anglisë, kur qeni kishte sulmuar fëmijën dy-vjeçar në fytyrë. (shih këtu)


Duke u bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se për kafshimin e fëmijës dy vjeçar në sheshin e Prishtinës, i pari kishte njoftuar në Facebook, kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Ibrahimi, që kishte qenë dëshmitar i sulmit nga qentë endacak ndaj një fëmije dy-vjeçar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. (shih këtu)

Në këtë njoftim të bërë nga Ibrahimi, nuk shfaqet fotografi e fëmijës, apo e kësaj ngjarje.

Gjithashtu, edhe mediumi online Koha.net, në një artikull kushtuar kësaj ngjarje, ku ishte prononcuar prindi i fëmijës, nuk paraqitet fotografia e fëmijës së kafshuar nga qeni endacak. (shih këtu)


Pra, në asnjërën nga fotografitë e publikuar nga faqet e lartcekura, nuk paraqitet fëmija që u kafshua në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, por pamje të vjetra të fëmijëve që ishin cak i sulmit të qenve në Angli dhe Zelandë të Re.


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se disa faqe në Facebook kanë raportuar për një sulm të një qeni endacak ndaj një fëmije në Prishtinë, duke përdorur fotografi të ngjarjeve të vjetra në shtete të huaja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere