[email protected]
Pretendohet pa fakte se mijëra shqiptarë nga diaspora do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita në Shqipëri
shape
shape
shape

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar dje (19 shkurt) një artikull me titull “Mijëra shqiptarë nga diaspora drejt Tiranës në protestën e nesërme gjithpopullore për liri e demokraci. Ja sa janë nisur nga Zvicra dhe vendet e BE-së”.

Ky portal pretendon se vetëm nga kantoni i Gjenevës dhe Lozanës, javën e fundit janë nisur 52 vetura dhe 6 autobusë transit përmes Prishtinës e Preshevës, e disa edhe përmes Italisë dhe Malit të Zi, për të qenë pjesë e protestës së 20 shkurtit të organizuar nga opozita në Shqipëri.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali i lartcekur, nuk ofron fakte që dëshmojnë pretendimin e bërë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Lecanton27.ch”:


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Lecanton27.ch”:

Bernë, 19 shkurt -Mijera shqiptare jo vetëm nga vendet fqinje (Greqia, Italia…) por edhe nga diaspora e larget gjate ketij uikendi janë nisur drejt Tiranes për të marrë pjesë në protestën gjithpopullore me 20 shkurt per liri e demokraci. Mesohet se ata gjate javes se fundit vetem nga Zvicra janë nisur qindra mërgimtare drejt kryeqytetit shqiptar dikush me aeroplanë e shumica me autobusë e vetur, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Vetem nga kantoni i Gjeneves dhe Lausannes javene fundit jane nisur 52 vetura dhe 6 autobusë transit permes Prishtines e Presheves e disa permes Italise dhe Malit te Zi… te gjithe në një destinacion, drejt Tiranës, për një qellim: për ta shpetuar Shqiperinë, si thone ata « nga kthetrrat e narko qeverise aktuale, nga mafia dhe korrucpioni! ».


Pas hulumtimit të kryer përmes “Google”, hibrid.info nuk ka gjetur artikuj që pretendojnë se mërgata shqiptare do të marrë pjesë në këtë protestë. (këtu)


Në artikujt e mediave online në gjuhën shqipe lidhur me këtë protestë që pritet të mbahet sot (20 shkurt) nga ora 17:30 në Tiranë, nuk është raportuar për pjesëmarrjen e mundshme të mërgatës shqiptare. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

U pretendua pa fakte nga portali “Lecanton27.ch” se mijëra shqiptarë nga diaspora, gjatë vikendit janë nisur për në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën e sotme (20 shkurt) të organizuar nga opozita.

Portali i lartcekur në asnjë rast nuk ofron fakte që e mbështesin këtë pretendim. Gjithashtu, në asnjë medium online në gjuhën shqipe nuk është gjetur ndonjë raportim në lidhje me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në këtë protestë.

Në bazë të metodologjisë së vlerësimit, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others