Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Mediumi në gjuhën serbe pretendon pa fakte se policia e Serbisë nuk ishte përgjegjëse për vrasje të civilëve në Reçak

FATBARDH DEMA

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve,  “Tanjug” ka publikuar sot (15 janar) një artikull në lidhje me masakrën e Reçakut.

Në këtë artikull, ky medium pretendon se “kjo ngjarje  shërbeu si shkak për akuza ndaj Serbisë dhe si justifikim, një arsye për agresionin e NATO-s kundër Serbisë, përkatësisht Republikës Federale të Jugosllavisë”, edhe pse sipas tyre “asnjëherë nuk u vërtetua realisht se policia ishte përgjegjëse për vdekjen e civilëve”.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “Tanjug.rs”:

https://www.tanjug.rs/srbija/drustvo/68822/cetvrt-veka-od-slucaja-racak-neistina-bila-povod-za-nato-agresiju/vest?fbclid=IwAR1CBND7Gc_q8vKbRVD8_JO2xa7iX-unpaD7kAhondXhC6LgBMY8TvS-Sxw


Përveç “Tanjug.rs”, i njëjti artikull është publikuar edhe në disa mediume tjera në gjuhën serbe si “Insajder.net”, “B92.net” e “Politika.rs”.


Pra, për këtë pretendim, mediumi “Tanjug.rs” nuk jep asnjë fakt që e argumenton se policia serbe nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e civilëve në masakrën e vitit 1999 nëReçak.


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se këto pretendime të bëra nga ana e Serbisë i kanë përgënjeshtruar faktori ndërkombëtar, të cilët kanë qenë pjesëmarrës të misioneve gjatë luftës në Kosovë. (shih këtu)

Argumentimin e kryerjes së masakrës së Reçakut nga forcat serbe e kanë bërë shumë organizata botërore për të drejtat e njeriut, në mesin e tyre edhe më kredibilija “Human Rights Watch”. (shih këtu)


Hibrid.info kishte trajtuar më herët një pretendim të ngjashëm të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili ishte shprehur se masakrat në Ukrainë, me theks të veçantë ajo e Buchas, janë inskenuar, njëjtë sikur ajo e Reçakut në Kosovë. (shih këtu)


Analiza:

Mediumi në gjuhën serbe “Tanjug.rs” ka pretenduar pa fakte se masakra e vitit 1999 në Reçak, nuk është kryer nga policia serbe e cila ishte përgjegjëse për vdekjen e civilëve.

Por, duke u bazuar në të dhënat që janë publikuar nga organizata botërore për të drejtat e njeriut “Human RightsËatch”, argumentohet se forcat serbe kanë kryer masakrën e Reçakut.

Pretendimet e mediumit serb “Tanjug.rs” bazuar në kontroll të fakteve dhe analizës së kryer, vlerësohen si “Manipulim i Fakteve” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere