• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Merkel është vajza e Hitlerit: Pretendim i pavërtetë dhe teori konspirative që vazhdon të qarkullojë në internet

    Hibrid by Hibrid
    11/06/2021
    in Analizë, Ballina, Fact Checking, Highlights, Lajme të rreme, Rrenë
    0
    Merkel është vajza e Hitlerit: Pretendim i pavërtetë dhe teori konspirative që vazhdon të qarkullojë në internet
    0
    SHARES
    226
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Pretendimi se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është vajza e diktatorit gjerman, Adolf Hitlerit, qarkullon qe një kohë të gjatë në shumë grupe në rrjete sociale dhe ueb faqe që shpërndajnë teori konspirative.

    Një pretendim i tillë është vërtetuar që është i pa vërtetë, duke i marr për bazë disa fakte.

    Ky pretendim bazohet në një fotografi ku shihet ish kancelari i Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler, me një vajzë, të cilën, konspiracionistët mundohet ta argumentojnë se është Angela Merkel në moshën fëmijërore.

    Kjo fotografi qarkullon tash e disa vite në rrjetet sociale dhe është shpërndarë në masë të madhe.

    Këto pretendime të pavërteta janë publikuar edhe nga disa portale të dyshimta në gjuhën shqipe, dhe janë shpërndarë në faqe në rrjetet sociale me numër të madh të përcjellësve.

    Artikulli publikuar sot (11 qershor) nga portali i dyshimtë “klikoshqip.com”, që titullohet “Shokuese: Angela Merkel është vërtetë vajza e Hitlerit” është paraqitur fotografia e Hitlerit me vajzën e vogël, që synohet nga ky portal të paraqitet si argument për pretendimin e bërë.

    Përmbajtja e artikullit të publikuar nga “klikoshqip.com”:

    Gjykuar sipas dokumenteve të shërbimit kryesor të zbulimit të Republikës Demokratike Gjermane të njohur si Stas, Angela Merkel është trashëgimtare e Adolf Hitlerit.

    Në vitin 1954, lindi një fëmijë, një vajzë e vogël, të cilën Stasi e identifikon si Angela Merkel, kancelarja e sotme e Gjermanisë.

    Data e lindjes zyrtare e saj është 17 korrik 1954, megjithatë, sipas dokumenteve të kësaj policie sekrete aktualisht në arkivat sovjetike të KGB-së, ditëlindja e saj e vërtetë është 20 prill 1954.

    Vegëza e artikullit të publikuar nga “klikoshqip.com”:

    Shokuese: Angela Merkel është vërtetë vajza e Hitlerit
    https://klikoshqip.com/news/2412?fbclid=IwAR01O32QJnFiEMlpg7Ok3NYWeMBUqRo6ruKCR8g7NLlmrSqDuxp2jNf08a4

    Ndonëse në këtë artikull shihet se përmbajtja është e pjesshme, përmes një hulumtimi në makinat e kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është publikuar më parë nga disa media tjera të dyshimta. Në mesin portaleve që e kanë publikuar këtë artikull është edhe “gazetanewborn.co”, i cili gjendet në version më të plotë se në “klikoshqip.com”.

    Vegëza e artikullit të publikuar nga “gazetanewborn.co”:

    Bota është në ‘dorën’ e saj, shërbimi sekret gjerman: Merkel është vajza e Hitlerit (Video)


    Të tilla pretendime janë bërë edhe nga konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako, i cili pa ndonjë argument e pohon këtë nëpër emisione në gjuhën shqipe.

    Pretendimi i Alfred Cakos në emisionin “Kojshia Show”, në minutën 56:


    Mirëpo këto pretendime bien poshtë nga një argument i vetëm edhe kryesor, që është data e vdekjes së diktatorit Adolf Hitlerit dhe ajo e lindjes së Angela Merkelit. Pra Hitleri kishte vdekur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në kapitullimin e Gjermanisë Naziste, 30 prill, 1945 (këtu), ndërsa kancelarja aktuale e Gjermanisë – Merkel, kishte lindur më 17 korrik të vitit 1954 (këtu), pra rreth 9 vjet më pas, dhe është e bija e Horst Kasner, një pastor në Kishën Protestante (këtu).


    Gjithashtu edhe në fotografinë e cila përdoret si aludim për ta argumentuar këtë pretendim, e ka bërë fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann, i cili ishte arrestuar pas përfundimit të luftës dhe ishte mbajtur i nën vëzhgim të organeve gjermane, deri në vdekjen e tij, në vitin 1957.

    https://archive.org/details/HoffmannHeinrcih-HitlerAbseitsVomAlltag/page/n25/mode/2up

    Vitet si fotograf aktiv i ka pasur nga 1903 deri më 1945. Pra Hoffmann, nga përfundimi i luftës, nuk është lejuar më të merret me profesionin e fotografit, pasi që ka qenë i arrestuar. Ky shërben edhe si një argument shtesë që mohon se fotografia është bërë në vitin 1954 (këtu).


    Analiza:

    Pretendimet se vajza në fotografi me diktatorin nazist, Adolf Hitler, është kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm. Nga kontrolli i fakteve nga hibrid.info, mund të shihet se çdo argument i gjetur, bie ndeshë me këtë pretendim, duke nisur nga periudha kur jetoi Hitleri dhe data e lindjes së Merkelit, ashtu edhe koha kur ka mundur të jetë shkrepur kjo fotografi nga fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann, që ndërlidhet me kohën kur ai ushtroi këtë veprimtarin si dhe proceset gjyqësore që kishin filluar ndaj tij, deri në ditën kur vdiq.

    Për këtë arsye, hibrid.info i vlerëson këto pretendime të publikuara edhe në disa ueb faqe me përmbajtje në gjuhën shqipe si “Teori Konspirative”.


    Arsyetimi:

    Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

    Tags: Teori Konspirative
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”
    Analizë

    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”

    17/08/2022
    Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak
    Analizë

    Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak

    17/08/2022
    Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara
    Analizë

    Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara

    17/08/2022
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    25/02/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”

    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”

    17/08/2022
    Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak

    Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak

    17/08/2022
    Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara

    Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara

    17/08/2022
    Në titull nuk qartësohet se në veri të cilit shtet është shpallur “situatë emergjente”

    Në titull nuk qartësohet se në veri të cilit shtet është shpallur “situatë emergjente”

    17/08/2022
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2021 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Publikimet
    • Partnerët

    Copyright © 2021 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000