Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Kurti nuk do të udhëtojë në Munih

HIBRID

Portali i dyshimtë “lajme2.com” dje (17 mars) ka publikuar një artikull me titull “Kurti sot do udhtoje per ne Mynih Te Gjermanise, ja per cfare arsye”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se është i vjetër. Lajmi është i datës 18 shkurt të këtij viti, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte udhëtuar për në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference).

Pra, ky portal i dyshimtë ka publikuar lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajme2.com”:

https://lajme2.com/2022/03/17/kurti-sot-do-udhtoje-per-ne-mynih-te-gjermanise-ja-per-cfare-arsye/?fbclid=IwAR1W9uEbXJuMi-kLne8ppWRj28Ow2sR-LBh0DdGzAO1Mr3uYpzUVjFyUhgE

Ky artikull është shpërndarë sot (18 mars) në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (18 shkurt 2022) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajme2.com” dje (17 mars) ka publikuar një artikull të vjetër të datës 18 shkurt, lidhur me udhëtimin e Kurtit në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, duke u munduar ta paraqesë këtë lajm si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere