Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të shitet online produkti “U Caps” me pretendimin e rremë se është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një ueb-faqe e quajtur “coldispam.com” ka vendosur në shitje një produkt me pretendimin se ndihmon në rikthimin e dëgjimit.

Kjo ueb-faqe në kreun e saj ka vendosur logon e portalit në gjuhën shqipe “BalkanWeb”.

Po ashtu, në përmbajtje të saj është vendosur edhe fotografia e një personi që njihet si mjek popullor, Erxhan Muharremi, i cili mban në duar një produkt me emrin “U CAPS”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo ueb-faqe nuk është e sigurt. Duke përdorur platformën për verifikim të ueb-faqeve “Scamdoc.com”, rezultatet tregojnë se nuk dihet se kush qëndron prapa saj. (shih këtu)

Në këtë ueb-faqe shfaqet logo “Balkanweb”. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo logo i përket portalit në gjuhën shqipe “Balkanweb.com”, e cila duket se është keqpërdorur nga portali “coldispam.com”.

Kush është personi që shfaqet në përmbajtje?

Në këtë përmbajtje shfaqet emri dhe figura e një personi që njihet si mjek popullor, Erxhan Muharremi.

Në përmbajtjen e artikullit të publikuar nga portali “coldispam.com”, Muharremi shfaqet duke mbajtur në duar një produkt me emrin “U CAPS”. (shih fotografinë më poshtë)

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se kjo fotografi është e montuar. E njëjta është gjetur në një emision të RTV Dukagjinit, në të cilën Muharremi mbante në duar tjetër produkt. (shih fotografinë më poshtë)

Element tjetër që fakton se është ndërhyrë në imazhin e Muharremit, është fakti se i njëjti nuk kishte orë e as unazë në duar, siç paraqitet te përmbajtja e portalit “coldispam.com”.

Çka është produkti U CAPS?

Pas hulumtimit rreth këtij produkti të quajtur “U Caps”, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga kontrollues faktesh nga Bosnja, “Raskrinkavanje.ba” që kanë trajtuar përmbajtjen e ngjashme, ku është vërtetuar se ky produkt është i rremë. (shih këtu)


Hibrid.info ka trajtuar edhe më parë përmbajtje lidhur me këtë produkt, i cili shitej nga ueb-faqe tjera të dyshimta. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se për të shitur këtë produkt që pretendohet rrejshëm se i njëjti ndihmon në rikthimin e dëgjimit, është përdorur një fotografi që paraqet një person me emrin Erxhan Muharremi, i cili njihet si mjek popullor.

Kjo përmbajtje është gjetur e publikuar nga një portal i dyshimtë.

Kontrollues faktesh nga Bosnja “Razkrinkavanje.ba”, me datë 25 prill në artikullin e publikuar në lidhje me produktin “U Caps”, kanë sqaruar se i njëjti është i rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë promovim të këtij produkti si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere