Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë vazhdon të postojë kampanja të rreme për kredi

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar më datë 8 gusht një postim ku pretendohet se ofrohet mundësi për kredi deri në 500 mijë euro.

Por që pas verifikimit, hibrid.info ka vërtetuar se postimi paraqet njoftim të rremë nga kjo faqe.

Hibrid.info ka gjetur se postimi është marrë nga njoftimi i “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, bankë në Shqipëri dhe i është ndryshuar përshkrimi.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02EPTyZPGiE1fNtdJaGJGkjG9qJzguMGtgsmL72CcXyaMT2cqZdeUJuBuMyrHKWizZl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi mundësohet nga banka në Shqipëri, “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, e cila me anë të këtij postimi të bërë më 1 gusht, njofton për mundësi për kredi në këtë bankë (shih këtu).


Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, që do ta dëshmonin kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale”.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina (shih këtu).


Nuk është hera e pare që kjo faqe është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. Hibrid.info ka trajtuar ato në disa raste (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një banke në Shqipëri, me pretendimin ta paraqesë si të sajën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere