Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Naim Murseli nuk i ka dhënë fund jetës së tij

HIBRID

Një llogari në Tiktok që mban emrin “Jongross” ka publikuar një video-material, në të cilin shfaqet imazhi i Naim Murselit, të arrestuarit të dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Ademaj Murselit.

Në video-material pretendohet se Murseli i ka dhënë fund jetës së tij dje gjatë ditës (11 dhjetor).

Por pas hulumtimit dhe verifikimit të bërë nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime konkrete që vërtetojnë pretendimin.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga “Jongross”:

https://www.tiktok.com/@jongross/video/7311335978793323809


Hibrid.info ka kërkuar në faqet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës për ndonjë njoftim lidhur me këtë pretendim, por nuk ka gjetur asgjë. (shiko këtu dhe këtu)


Me anë të makinës së kërkimit, “Google”, hibrid.info ka hulumtuar mbi pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë, por nuk ka gjetur burime që e mbështesin atë. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar video-material që pretendon se Naim Murseli, i dyshuar për planifikimin e marrjes së jetës së Liridona Murselit, ka bërë vetëvrasje.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, deklarata e pretenduar nuk është provuar.

Andaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si, “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere