[email protected]
Ndryshimet në pamjen e Gramos Gashit, nuk janë si pasojë e sëmundjes
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “‘Ju kujtohet “Minstri” të “Kafeneja Jonë”? Ja se nga çfarë së mundje po vuan ai’”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, kuptohet që titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Pretendimi kuptohet se është i vjetër, i publikuar në vitin 2018, dhe ka të bëjë me përgatitjen e aktorit Gramos Gashi për një rol të ri, i cili ka humbur në peshë dhe ka hequr komplet flokët. Pra, ai nuk vuan nga asnjë sëmundje siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Gramos Gashi fitoi zemrat e të gjithë shikuesve të serialit ‘Kafeneja Jonë’, me aktrimin dhe imitimin profesional të politikanëve të korruptuar të Kosovës duke ironizuar me gjendjen e tyre. Ai ishte ‘Ministri’ më i mirë që kishte ekrani dhe si i tillë po i mungon ende shikuesve. Por Gramosi ka filluar projekte të reja në karrierën e tij e që pa dyshim suksesi nuk i mungon. Por një gjë që së fundi ka shqetësuar të gjithë është pamja e tij. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/10/ju-kujtohet-minstri-te-kafeneja-jone-ja-se-nga-cfare-se-mundje-po-vuan-ai/?fbclid=IwAR1hP-lzyp5Sj__ADb9G5Bt6_P2FBLRykZT31419sWC2KKt9CDqC1_Ygkvc

Ky portal ka përdorur pjesërisht artikullin autentik të publikuar nga mediat në vitin 2018, por pa e qartësuar se ndryshimet e bëra në pamjen e aktorit, kanë të bëjnë me adaptimin me karakterin e rolit. Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa portale në Kosovë, ku tregon se përveç peshës, Gashi hoqi edhe flokët deri në rrënjë për t’u përgatitur për një roli të ri.

https://www.veriu.info/ju-kujtohet-minstri-ja-cfare-i-ka-ndodhur-tani/https://gazetaora.com/2018/01/24/cka-po-ndodh-peshen-eministrit-tiu-tmerroje-pamjen-kaq-dobet-dhe-zbehte/

Fotografi të ngjashme kishte publikuar edhe vet aktori në fushën e gjirimeve në vitin 2016, ku shihen kamerat dhe pajisjet tjera të përfshira në prodhimin e filmit.

May be an image of 3 people

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10154292726514371&set=t.611468188&type=3


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendim të rremë. Pra siç mund të konstatohet nga kontrolli i fakteve, aktori Gramos Gashi, nuk ka humbur peshë dhe ndryshuar pamje si pasojë e ndonjë sëmundjeje, por për shkak të përshtatjes së një roli filmik. I njëjti pretendim i rremë është paraqitur sërish, me përpjekjen e autorit që ta paraqes atë si lajm aktual, duke i vënë titull të rremë. Me këtë veprim ka synuar të tërheqë sa më shumë klikime duke i dezinformuar lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others