Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Jo, Siria nuk e ka njohur Kosovën

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një fotografi ku shihen Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Ahmed al Sharaa, president i Sirisë, me mbishkrimin që pretendon se ky shtet ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky imazh me këtë pretendim është publikuar (12 prill) në TikTok nga një llogari me emrin, “ballkankosova.net2”.

A qëndron pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se nuk vendim zyrtar nga Siria për njohjen e Kosovës si shtet.


Deri në momentin e trajtimit, kjo përmbajtje ka pasur mbi 100 mijë shikime.

Pavarësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 119 shtete, ndërsa Siria nuk figuron në mesin e këtyre vendeve (shih këtu).

Shteti që njohu së fundmi Kosovën shtet, është Sudani.

Konfirmimin për këtë njohje e dha Presidentja Vjosa Osmani (këtu), e cila qëndroi në Turqi javën e kaluar, ku ishte e pranishme në Forumin Diplomatik të Antalias dhe zhvilloi takime me liderë të vendeve të ndryshme (shih këtu).

Hibrid.info gjeti se në mesin e liderëve të cilët i takoi Osmani, është edhe Ahmed al Sharaa, president i Sirisë.

Osmani publikoi momentin e këtij takimi me anë të një fotografie, në llogarinë e saj në Facebook (shih këtu).


Postimi i Vjosa Osmanit në Facebook:

“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.”


Edhe pse Presidenca e Sirisë në postimin në platformën “X”, iu referuan Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, në këto njoftime të takimit, nga asnjëra palë nuk u konfirmua se Siria ka njohur Kosovën (shih këtu).


Njoftimi i Presidencës siriane:

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara, dhe Shkëlqesia e Tij, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, u takuan me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.”


Analiza:

Pretendimi se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk qëndron.

Presidentja Vjosa Osmani u takua me presidentin e Sirisë, por në këtë takim nuk pati konfirmim për njohje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere