Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi me parashikimin për rritje të çmimit të bukës, i vjetër dhe i pasaktë

HIBRID

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundit: Pritet të rritet çmimi i Bukës në…”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, duke pretenduar të paraqitet lajmi i vjetër si aktual.

Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, kuptohet se lajmi i publikuar në përmbajtje është i vjetër, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti.

Në përmbajtje gjendet deklarata e kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, i cili në emsionin “Ju flet Prishtina” kishte thënë që çmimi i bukës pritet të rritet deri në 70 përqind më shumë, për shkak se Kosova furnizohet nga Serbia me grurë e kjo e fundit nga Ukraina.

Pra, ky portal i dyshimtë është munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesë si aktual, duke i vënë në titull pasusin “Lajmi i fundit”.


Vegëza e postimit të këtij artikulli në Facebook nga faqja “Express Gazeta”:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/402188778512192


Ky artikull me titull të sajuar i postuar nga faqja e lartcekur, është publikuar nga portali i dyshimtë “news31post.com” me datë 2 prill 2022. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e Tahirit dhënë më 26 shkurt për emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova. (shih këtu)


Duhet cekur se ky paralajmërim i Tahirit për rritje të çmimit të bukës deri në 70 përqind nuk ka ndodhur, pasi siç është pretenduar nga ai kjo është pritur të ndodhë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.


Analiza:

Faqja në Facebook “Express Gazeta” ka publikuar një deklaratë të vjetër të muajit shkurt, atëkohë kur kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, kishte paralajmëruar rritje të çmimit të bukës në Kosovë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Me pretendimin që ky artikull të paraqitet si aktual, i është vënë titull i sajuar “Lajmi i fundit: Pritet të rritet çmimi i Bukës në…”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere