Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Në titull mungon saktësimi se ngjarja ka ndodhur në SHBA

HIBRID

Mediumi informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (22 tetor) një artikull me titull “E rëndë/ Nëna vret dy fëmijët e saj binjakë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues pasi nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku thuhet, ”Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e saj binjakë, një djalë dhe një vajzë 5-vjeçare”.

Ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), andaj hibrid.info vlerëson se titulli si i tillë lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/693482/e-rendeose-nena-vret-dy-femijet-e-saj-binjake/?fbclid=IwAR3jTc_3Mqix6VqHu-hbCtFlrbF_TwqzObH99ugKwSGU63rxzk4sEmzsHyU


Për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në SHBA, hibrid.info ka gjetur artikull te shkruar në media të huaja (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje që tregon se një nënë ka vrarë dy binjakët e saj në SHBA, por që në titull nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere