[email protected]
Artikulli i vitit 2021 paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar me datë 8 shkurt një artikull, në titullin e së cilit pretendohet se “nga nesër në Ambasadën e Gjermanisë mund të aplikohet për termin për vizë pune”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në vitin 2021.

Në përmbajtje gjendet njoftimi i muajit qershor 2021, atëkohë kur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishte njoftuar se “nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:

https://truenewsq.com/2023/02/08/lajm-i-mire-per-kosovaret-prej-neser-mund-te-aplikoni-per-termin-ne-ambasaden-gjermane-per-viza-pune-2/?fbclid=IwAR3BEhkFtYALd5jcioYNaHuQ4U1niQ4LS3brIWlBqqcOjmaqqePZNz6A_Rg

Ky artikull është shpërndarë dje (9 shkurt) edhe në median sociale Facebook nga faqet “Shqiptaret Në Evropë”, “Gazeta unike.al” dhe “Lajme Reale 1”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (30 qershor 2021) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “truenewsq.com” ka publikuar një artikull të vitit 2021, atëkohë kur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, kishte njoftuar se vetëm personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 kanë mundësi të regjistrohen në listën e pritjes për caktim të një termini.

Këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others