Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Trafikonin foshnjat/ Gjashtë të arrestuar, mes tyre dhe drejtori i spitalit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet “Gjashtë persona janë arrestuar në provincën Hubei të Kinës qendrore për përfshirje në një rrjet të trafikut të foshnjave të lidhura me një spital në një nga qytetet më të mëdha të provincës”.

Duke parë se portali në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), si dhe në bazë së të dhënave në faqen e mediumit në Facebook (këtu), ku shihet se ndjekësit e faqes janë kryesisht shqipfolës, kjo pa qartësi e vendndodhjes së ngjarjes në titull, lë të nënkuptojë se ajo ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/azia-bota/2082655/trafikonin-foshnjat-gjashte-te-arrestuar-mes-tyre-dhe-drejtori-i-spitalit/?fbclid=IwAR0x_fT2yyPNwHHVNsCGdphwEjXCpLE9cRebYEmd1m2vuT7MFZPF3BFk_CU


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Kinë, hibrid.info e ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin britanik “The Guardian”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali informativ “Bota Sot” ka publikuar një artikull lidhur me arrestimin e disa personave në lidhje me trafikimin e foshnjave, por në titull nuk sqarohet vendi se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere