Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit në Hagë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Deklarata e 9 shtatorit e Musliut u ripublikua më 16 shtator, duke krijuar një lidhje me vendimin në Hagë.

Një faqe në Facebook me emrin “Realiteti” ka publikuar më 16 shtator një artikull me titull “’Tani do t’i shihni veprimet e PDK-së’, çka po paralajmëron Ganimete Musliu?”.

I njëjti postim më pas u shpërnda edhe nga faqet tjera si “Albini për Kryeministër”, “51% me Albinin” e “Levizja panshqiptare”.

Postimet janë publikuar në ditën kur në Hagë u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke krijuar përshtypjen se deklarata e Musliut lidhet me vendimin e Gjykatës Speciale dhe se ajo po paralajmëronte veprime të PDK-së pas këtij vendimi.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Deklarata e Ganimete Musliut është reale, por nuk është bërë më 16 shtator dhe nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Speciale të shpallur atë ditë, siç mundohet të paraqitet nga faqet e lartcekura.

Deklarata është dhënë më 9 shtator 2026, shtatë ditë para aktgjykimit në Hagë, dhe në një kontekst krejt tjetër, atë të zhvillimeve rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Klan Kosova e publikoi deklaratën më 9 shtator, në orën 11:02, me titullin e njëjtë. Në artikull thuhet se Musliu foli para fillimit të seancës konstituive, duke deklaruar:

“Kosova nuk ka kohë të humbasë. Jemi jashtë çdo afati. Ky është hapi që na mundëson kthimin e kushtetutshmërisë. Tani do t’i shihni veprimet e PDK-së”.

Përveç faktit që faqet e lartcekura e kanë publikuar këtë përmbajtje më 16 shtator, problematike është edhe mënyra se si është paraqitur ajo nga ueb-faqja “realiteti.net”. Përmbajtja është publikuar më 16 shtator, ndërsa deklarata e Ganimete Musliut është dhënë më 9 shtator.


Çfarë ndodhi më 16 shtator?

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Aktgjykimi erdhi pikërisht në ditën kur disa faqe në Facebook ripublikuan deklaratën e 9 shtatorit të Ganimete Musliut.

Ky ripublikim mund të krijojë përshtypjen se deklarata është një reagim i ri ndaj vendimit në Hagë.

Si është interpretuar nga disa komentues?

Në komentet e postimeve të tilla vërehet se disa përdorues e kanë lexuar deklaratën si një paralajmërim të bërë pas vendimit në Hagë, duke e lidhur “veprimet e PDK-së” me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza

Disa faqe kanë ripublikuar më 16 shtator një deklaratë të Ganimete Musliut të bërë më 9 shtator, duke krijuar përshtypjen se ajo ishte një reagim pas vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deklarata, në fakt, ishte dhënë në një kontekst tjetër, lidhur me zhvillimet politike në Kuvend.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere