Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja nuk ka ndodhur në Obiliq, por në Fushë Kosovë

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe sot (20 shtator) kanë publikuar një artikull me titull “Në Obiliq, vajza ther me thikë nënën e saj”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe një pjesë e përmbajtjes së artikullit është e pasaktë, pasi që në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, e jo në Obiliq, siç pretendohet.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “EkonomiaOnline.net”, “dtvmedia.net” dhe “Paparaci.com”:

https://dtvmedia.net/2023/09/20/ne-obiliq-vajza-ther-me-thike-nenen-e-saj/?fbclid=IwAR11tVPrIgSdIHIJNEhwGQ-MSQh3UsyAEXXCZSBpbXTiCTmTvLp2n5-3AZw

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet e lartcekura:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq.

Atje është arrestuar një e dyshuar femër pasi dyshohet se ka sulmuar nënën e saj me thikë.

Viktima ka pranuar tretman dhe e dyshuara është dërguar në mbajtje.


Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, i cili gjendet edhe në përmbajtje të artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura, bëhet e qartë se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Fushë Kosovë. 19.09.2023 – 01:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


Analiza:

Disa portale informative kanë raportuar gabimisht në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fushë Kosovë, duke pretenduar se e njëjta ka ndodhur në Obiliq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere