Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vitit të kaluar nga Vuçiq paraqitet si lajm aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar dje (29 mars) një imazh, ku paraqitet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me mbishkrimin vendosur fotografisë, që paraqet deklaratën e tij, “Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam”.

Llogaria në fjalë i ka vendosur këtij publikimi mbishkrimin që pretendon se përmbajtja në fjalë është “Lajmi i fundit!”.

Por, pas verifikimit të fakteve është gjetur se kjo deklaratë e paraqitur e presidentit serb Vuçiq, është bërë më 27 shkurt të vitit 2023 nga ky i fundit.

Ripostimi i një lajmi të vjetër duke e paraqitur si lajm të fundit, duke u bazuar edhe nga numri i ndjekësve (7 mijë) të kësaj llogarie, mund të lexohet nga audienca si ngjarje aktuale.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Fleta Press”:

https://archive.is/XzAtk


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur të njëjtin imazh të publikuar nga faqja e portalit “indeksonline.net” në Facebook, në datën 27 shkurt të vitit të kaluar (shih këtu).


Deklarata kishte ardhur pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Hibrid.info për të vërtetuar se deklarata nuk është aktuale, ka kontrolluar dhe ka gjetur edhe artikuj nga mediat tjera, të cilat kanë raportuar atë që ka thënë Vuçiq vitin e kaluar (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se deklarata “Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam” nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paraqet lajm të fundit, nuk është e saktë.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur se deklarata është e vitit të kaluar (2023).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere