[email protected]
Pretendim i pavërtetë se kombëtarja gjermane ka marr futbollistin Mërgim Berisha
shape
shape
shape

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar me 3 mars një artikull me titull “Shuhen shpresat e Shqipërisë, Flick merr shqiptarin te Gjermania”.

Në këtë artikull përmendet emri i futbollistit me prejardhje shqiptare, i lindur në Gjermani, Mërgim Berisha.

Mediat online si “cna.al” dhe “aktuale.mk” kanë pretenduar se Berisha është ftuar nga trajneri i kombëtares gjermane Hansi Flick. Ndërsa në përmbajtje thuhet se emri i tij është përmendur nga disa media gjermane, si njëri ndër kandidatët që mund të ftohet te kjo kombëtare për ndeshjet e muajit mars.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mediumi gjerman “Express.de” ka përmendur Berishën si njëri ndër pesë kandidatët që mund të ftohen nga kombëtarja gjermane.

Pra, ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me ftesën e Berishës nga trajneri Flick.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “cna.al” dhe “aktuale.mk”:

https://www.cna.al/sport/shuhen-shpresat-e-shqiperise-flick-merr-shqiptarin-te-gjermania-i352580


Mediumi gjerman “Express.de” ka përzgjedhur pesë futbollistë të rinj që mund të marrin ftesë nga kombëtarja gjermane për ndeshjet e muajit mars në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024.

Në këtë listë, “Express.de” ka futur edhe emrin e Mërgim Berishës duke e quajtur atë si “sulmues tipik”, që mund t’i kryejë shumë punë kombëtares gjermane. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e trajnerit gjerman Hansi Flick të publikuar më 28 shkurt në lidhje me ftesën e lojtarëve të rinj për ndeshjet e muajit mars.

Flick në këtë deklaratë tha se “ne do të shohim nëse do të kemi një ose dy ardhje të reja në kombëtare”, duke mos përmendur asnjë emër të ndonjë futbollisti. (shih këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull me titull të sajuar me pretendimin se kombëtarja gjermane ka marr futbollistin me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ende nuk i ka bërë ftesë Berishës që të jetë pjesë e kësaj kombëtare, por që emri i tij është përmendur nga mediumi gjerman “Express.de” si njëri ndër pesë kandidatët që mund të marrin ftesë nga ky reprezentacion.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others