Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet pretendimi rreth datës për liberalizim të vizave

HIBRID

Faqja në Facebook e quajtur “33shi.com” dje (12 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Urime! Liberalizimi i vizave në qershor? Ja data e saktë kur liberalizohen vizat për Kosovën”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili nuk korrespondon me përmbajtjen.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i publikuar më 10 qershor dhe në përmbajtje nuk jepet datë e saktë për liberalizimin e vizave.

Faqja e lartcekur, këtë artikull e ka marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bera.todaynews44.com”, e cila e ka publikuar me datë 26 qershor. (shih këtu)

Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “33shi.com” në Facebook:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=910448873222832&id=100027731841431


Se ky artikull është i vjetër dhe se përmban titull të rremë, hibrid.info e ka vërtetuar pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit.

Si rezultat i kësaj, është gjetur se artikulli është publikuar me datë 10 qershor nga mediat online në Kosovë. Lajmi ka të bëjë me deputetin gjerman të CDU-së, Knut Abraham, i cili kishte folur për Deutsche Welle (DW) rreth pritshmërive nga vizita e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz në Ballkan. (shih këtu)

Abraham kishte përmendur liberalizimin e vizave, duke thënë se shpreson që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze.

Pjesë nga intervista e deputetit gjerman dhënë për “DW”:

Çfarë mesazhi duhet të sjellë z.Scholz në Prishtinë?

Edhe këtu është e rëndësishme të rifitojmë besimin e humbur. Për shembull, sa i përket liberalizimit të vizave: kushtet janë plotësuar. Dhe kur ke punuar me vite me kushtet dhe kur i ke arritur ato dhe ende nuk e ke arritur qëllimin, rezultati është zhgënjimi. Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj shumë që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze. Një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin këtu një kontribut të rëndësishëm.

Pra, në përmbajtje, përveç që paraqitet deklarata e deputetit gjerman rreth pritshmërive të tija, nuk jepen detaje që e plotësojnë pretendimin e bërë në titull rreth datës për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Analiza:

Faqja në Facebook “33shi.com” dje (11 korrik) ka publikuar një artikull të portalit të dyshimtë “bera.todayneës44.com”, i cili përmban titull të rremë ndërsa lajmi është i vjetër.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere