Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Vuçiq është i gatshëm ta njohë Kosovën në këmbim të Trepçës, del të jetë i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com”, që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një artikull me titull “Aleksander Vucic me deklarate B0MBË: Ju Lutem Më jepni Trepçën dhe e Njohim KOSOVEN”.

Në titullin e këtij artikulli, autori ka synuar ta paraqes një pretendim të rremë, përmes një deklarate të sajuar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga kontrolli i fakteve, i bërë nga hibrid.info, është parë se një deklaratë e tillë e Vuçiqit, siç pretendohet të paraqitet në titullin e artikullit, nuk figuron në asnjë burim kredibil.

Artikulli i publikuar nga “banglarreporter.com”:

Aleksander Vucic me deklarate B0MBË: Ju Lutem Më jepni Trepçën dhe e Njohim KOSOVEN

Aleksander Vucic ka dale para mediave dhe ka dhene nje deklarate te forte qe askush nuk e priste. Deklarata e tij ishte: “Prej sot, i them Albin Kurtit, Kryeministrit te Kosoves dhe Ambasadorit te Amerikes ne Kosove, qe e vetmja rruge per te njohur Kosoven eshte qe te na e japin Trepcen dhe nese kjo nuk ndodh:

Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/810?fbclid=IwAR0a-rvulTldf6JkAyA565GYP52AzykWN-sWviUCfuGHb9obSVFCtEjdZcg
https://banglarreporter.com/archives/810?fbclid=IwAR0a-rvulTldf6JkAyA565GYP52AzykWN-sWviUCfuGHb9obSVFCtEjdZcg

Pas hulumtimit përmes makinave të digjitale të kërkimit, është parë se pretendime të ngjashme janë bërë edhe në disa portale tjera të dyshimta (shih vegëzat këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka arritur të gjejë disa artikuj mediatik të publikuar vite më parë, që përmbajnë deklarata të presidentit serb Vuçiq e që ndërlidhen me Trepçën. Por, në asnjë rast, i pari i Serbisë nuk e ka ndërlidhur çështjen e Trepçës me njohje të Kosovës, siç pretendohet në artikullin e “banglarreporter.com”. (shih shembujt këtu dhe këtu)


Analiza:

Pretendimi i bërë përmes artikullit të këtij portali të dyshimtë, rezulton të jetë tërësisht i sajuar, sikurse titulli, ashtu edhe përmbajtje.

Hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë deklaratë të njëjtë apo të përafërt të Aleksandar Vuçiqit, të publikuar në një burim kredibil.

Bazuar në këtë analizë, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “lajm të rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere