Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ekziston asnjë raport që vlerëson tre kryetarë komunash si më të mirët

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje që pretendon se sipas hulumtimit të fundit të realizuar nga “Instituti prestigjioz IDE”, tre kryetarët më të mirë të komunave në Kosovë janë Gazmend Muhaxheri (Pejë), Bali Muharremaj (Suharekë) dhe Agim Aliu (Ferizaj).

Pretendimi është publikuar dje (28 prill) në faqen e portalit, “informim.net” në Facebook.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info vërtetoti se nuk ka asnjë raport të tillë të publikuar në mënyrë zyrtare nga ndonjë institut të njohur në fushën e matjes së performancës komunale.


Pretendimi i njëjtë nuk është publikuar në ueb-faqen e këtij portali, ndërsa është gjetur i publikuar në ueb-faqen e portalit, “ballkani.info” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes kërkimit manual në motorin e kërkimit, “Google”, për të verifikuar ekzistencën e “Institutit IDE”. Rezultatet e kërkimit nuk kanë shfaqur të dhëna që dëshmojnë se se ekziston një institut i tillë që merret me matjen e performancës së kryetarëve të komunave në Kosovë apo që është i njohur në fushën e hulumtimeve publike (shih këtu).

Në përmbajtje të publikimit, nuk citohet titulli i raportit të cilit i referohen, data e publikimit të tij dhe as vegëza e tij.


Hibrid.info ka kërkuar për të gjetur të dhëna edhe për publikuesin e pretendimit. Në faqen në Facebook të portalit, “Informim.net” shfaqen informata si adresa, numri i telefonit dhe uebfaqja (shih këtu). Gjithashtu, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), një entitet me emrin “informim.net”, shfaqet i regjistruar si biznes.

Por, i njëjti portal, nuk figuron si anëtar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) (shih këtu). Hibrid.info nuk ka vërejtur se i njëjti pretendim është publikuar nga mediat anëtarë të KMSHK-së.


Për të vërtetuar më shumë vërtetësinë e pretendimit, hibrid.info ka hulumtuar në llogaritë në Facebook, të personave të përfolur në pretendim. Në asnjërën prej tyre nuk është hasur diçka që do të konfirmonte pretendimin (shih këtu, këtu dhe këtu).

Dokument publik i gjetur ku vlerësohet performanca e kryetarëve të komunave në bazë të përmbushjes së premtimeve, është raporti “Letërnjoftimi i Komunave”, i publikuar nga organizata joqeveritare Instituti GAP (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se një raport nga “Instituti IDE” ka vlerësuar Gazmend Muhaxherin, Bali Muharremajn dhe Agim Aliun si kryetarët më të mirë të komunave në Kosovë nuk qëndron.

Hibrid.info gjeti se nuk ekziston asnjë raport i tillë i verifikueshëm dhe as ndonjë institut me këtë emër të njohur në fushën e hulumtimeve publike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si, “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere