[email protected]
Nuk është planifikuar mbyllje totale për 2 ditë
shape
shape
shape

Faqja “Gazeta” në Facebook, ka shpërndarë artikullin e portalit të dyshimtë “ingazetaa.com” me titull “Merret vendimi, mbyllje totale për 2 ditë, ka kur fillon”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se ky artikull posedon titull dhe përmbajtje të rreme, duke qenë se një lajm i tillë me pretendimin për me mbyllje totale për 2 ditë, nuk gjendet në asnjë burim kredibil.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

Merret vendimi, mbyllje totale per 2 ditë, ja kur fillon

Ditën e sotme ai do të takohet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku do të vendosen edhe për masat e reja. Nuk përjashtohet as mbyllja locale e atyre që konsiderohen zona të nxehta.

Ndonëse minsitria thotë se “mbyllja është opsioni i fundit”, Qeveria është duke menduar qe per festat e fund vitit te ketë një mbyl’lje to’tale te ve’ndit.

Duke ditur se në ato ditë fl’uksi i qytetarve ne qendra tregetare është shumë i madh. Ky njoftimë nuk është përfun’dimtar por vetem është menduar si opsion i mundshem nga Qeveriaka paral’ajmruar edhe per masa te reja në këtko ditë, keto jane te dhenat e fundit.

Ndonëse minsitria thotë sembyllja është opsioni i fundit.Qeveria është duke menduar qe per festat e fund vititi te ketë një mbylljë tottale te ve’ndit.,ditorja.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/merret-vendimi-mbyllje-totale-per-2-dite-ja-kur-fillon/?fbclid=IwAR3Pek5RsJh9fKpoLkQebBdpDz3jdoXi4b51lGveOyXjsbf0dDTCsuQItmU


Analiza:

Artikulli përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas hulumtimit të fakteve nga hibrid.info ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others