Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër–Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen artikuj që pretendojnë se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës, që do të zhvillohet të premten nga ora 20:45 në “St. Jakob Park” në Basel, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror.

Përmbajtjet me këtë pretendim janë publikuar të enjten (4 shtator) nga disa media në gjuhën shqipe si: “klankosova.tv”, “koha.net”, “gazetaexpress.com” dhe “arbresh.info”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se ende nuk janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.


Hibrid.info ka vërejtur se pretendimi për shitjen e të gjitha biletave për ballafaqimin në mes Zvicrës dhe Kosovës, i publikuar nga disa prej mediave në gjuhën shqipe, është bazuar nga raportimi i gazetës zvicerane “Blick.ch” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur vegëzën e shitjes së biletave për këtë përballje dhe ka gjetur se deri në trajtimin e këtij pretendimi, ende ka bileta në shitje (shih këtu).

Nga harta e vendeve në stadium, shihet se ende ka bileta për shitje në sektorin e mysafirëve, aty ku do të vendosen shikuesit, që janë të ndarë nga vendet e përkrahësve të ekipeve në ndeshje.


Analiza:

Pretendimi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër–Kosovë nuk është i saktë.

Hibrid.info ka gjetur se ende ka bileta të disponueshme për sektorin e mysafirëve në stadium.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere