Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka kërkesa për krijimin e Qeverisë me Listën Serbe

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi Fundit vjen nga Amerika: Albin Kurti duhet ta formoje Qeverinë vetem me Listën Serbe”.

Pas verifikimit dhe kontrollimit të fakteve kryer nga hibrid.info, rezulton që artikulli në fjalë përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje.

Në këtë artikull gjenden deklaratat e profesorit amerikan në Universitetin e New Yorkut, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben-Meir, i cili përmes rrjetit social Facebook ishte shprehur se Albin Kurti nuk duhet të formojë Qeverinë me Listën Serbe, të paktën jo në këtë moment, përveç nëse ka një progres të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Teksti i artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

Lajmi Fundit Vjen Nga Amerika: Albin Kurti Duhet Ta Formoje Qeverinë Vetem Me Listën Serbe

Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, thotë se në ekze.kutivin e ardhshëm, Albin Kurti duhet ta lë jashtë qeverisë Listën Serbe. Sipas tij, 10 parlamentarët e garantuar për pakicën serbe duhet të jenë pjesë e qeverisë vetëm nëse ka një p roces të rendesishem në marrëd.hëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia. Unë nuk besoj se 10 parlamentarët e garantuar për pakicën serbe duhet të jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, të paktën jo në k,ëtë moment, përveç nëse ka progres të konsiderueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosoves nga Serbia.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

https://gazeta-aktive.info/?p=98&fbclid=IwAR1gYegEzIpGksV_Ym2CJ-IVchpkc0se3_yuxHQobLlbw9e7q7kxVZ9ZPd0

Më poshtë mund të gjeni statusin e Alon Ben-Meir të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook (i përkthyer edhe në gjuhën shqipe).

“Unë nuk besoj se 10 parlamentarët e garantuar për pakicën serbe duhet të jenë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, të paktën jo në këtë moment, përveç nëse ka përparim të dukshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia”, shkroi Ben-Meir në Facebook.

https://www.facebook.com/ABenMeir/posts/10158721417901201


Analiza:

Në artikullin e portalit të dyshimtë “gazeta-aktive.info” është publikuar një deklaratë të profesorit amerikan Ben-Meir, me titull të sajuar. Përmes këtyre ndryshimeve pretendohet rrejshëm të paraqitet se gjoja profesori amerikan ka kërkuar nga Kurti që të formojë Qeverinë me Listën Serbe. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere