[email protected]
Nuk ka reagim zyrtar nga Kosova lidhur me harten me ndryshime të kufijve në Ballkan
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “Vjen Reagimi I MADH Nga Kosova Pas Publikimit Të Hartës Për NDARJEN E Kosovës!!”.

Nga hulumtimi dhe verifikimi i fakteve të kontrolluara nga hibrid.info, del se titulli i artikullit është i sajuar, si dhe fotografia nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtjen e tekstit nuk gjendet asnjë reagim nga zyrtarët e lartë kosovarë rreth një dokumenti jozyrtar slloven që qarkulloi dje (15 prill), i cili parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit përfshirë këtu copëtimin e Kosovës, si dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

Në tekst gjendet vetëm një postim në Facebook i ish-kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka kërkuar reagimin e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se, në disa media të shteteve të Ballkanit Perëndimor, janë duke qarkulluar harta ku shihet Kosova pa komunat veriore.

Gjithashtu, në fotografinë e artikullit të publikuar në “postlajme.net” gjendet një fotografi tendencioze, ku shihet kryeministri Albin Kurti, ish-udhëheqësi i Serbisë, Slobodal Millosheviq, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila nuk ka të bëjë asgjë me përmbajtjen e këtij shkrimi.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar reagimin e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se në disa media të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë duke qarkulluar disa harta ku shihet Kosova pa komunat veriore, raporton Gazeta Express.

Haradinaj në Facebook ka thënë se “kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndjellë ndjenjë të tmerrshme tek më kujtohen ditët e 2018/2019 kur Kosova e vogël luftonte “e përçarë për së brendshmi” për të mos u copëtuar”

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/45215?33&fbclid=IwAR3ZiwuQx5OMsAhSoItt1_3vC2zYbVYb9rkZ82N2xiElw59tIAF8gjWbiqo


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga portali “GazetaExpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka përdorur një shkrim të publikuar në “GazetaExpress.com” të cilit i ka vënë titull të rremë, si dhe fotografi tendencioze, e cila nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit.

Me këtë veprim, ky portal i dyshimtë qëllimshëm ka dezinformuar lexuesit, duke synuar që të tërheqë sa më shumë klikime.

Ky artikull është shpërndarë edhe në faqen “33shi.com” në Facebook, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë shkrim si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others