Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka konfirmim për pajisjen e FSK-së me automjete BMC ALTUG nga Turqia

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material ku shihen automjete ushtarake, për të cilat pretendohet se Turqia po ia dhuron Kosovës.

Përmbajtja është publikuar të martën (3 qershor) në TikTok nga një llogari me emrin “forca.kosovesfsk”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur informacione zyrtare se Kosova do të pajiset me automjetet të cilat shfaqen në këtë video.

Hibrid.info me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID” ka hulumtuar për videon në fjalë. Rezultatet nga ky kërkim kanë treguar se automjeti ushtarak që shihet në video, është i tipit BMC ALTUG 8X8 (shih këtu).

Pas hulumtimit me anë motorit të kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “kosova blen automjete ushtarake nga turqia”, nuk u gjet asnjë rezultat që tregon raportime për konfirmim të këtij pretendimi, 30 ditët e fundit (shih këtu).

Gjithashtu, në njoftimet e fundit të faqeve në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës Sigurisë së Kosovës dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, nuk është gjetur asnjë njoftim që do të vërtetonte pretendimin (shih këtu, këtu dhe këtu).

Çka dihet deri tash për furnizimin me këto automjete?

Në korrik të 2021-s, “evropaelire.org” pati shkruar në burime se Kosova ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara të tipit “Vuran” dhe “KIRPI. (shih këtu).

Ndërsa agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” pati njoftuar se eksporti i parë i makinave turke të blinduara të tipit “Vuran 4X4”, të prodhuara në bashkëpunim me firmat e mbrojtjes në Turqi, do të arrijë në Kosovë. Sipas raportimit të 2021-s, në mjet do të vihet në përdorim sistemi i mortajës 120 milimetra “Alkar” i kompanisë “Aselsan” (shih këtu).

Vetëm një muaj më herët, (prill 2024), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për “Anadolu Agency (AA)” konfirmoi se në inventarin e FSK-së ka automjete “Vuran” me sistem të integruar të armatimit të mortajave 120 milimetërshe. Megjithatë ai s’ka përmendur shifra (shih këtu).

Në faqen Wikipedia, pajisjet dhe automjetet ushtarake të prodhuara në Turqi, të cilat Kosova i ka në posedim figurojnë të jenë Otokar Akrep, Otokar Naviga, Otokar Cobra, BMC Kirpi, BMC Vuran dhe dronët Bayraktar TB2 (shih këtu).


Analiza

Pretendimi me anë të një videoje se Turqia po ia dhuron Kosovës automjetet ushtarake (BMC ALTUG 8×8) të shfaqura në video nuk qëndron.

Nuk ka asnjë burim zyrtar apo dëshmi që konfirmon se Kosova do të pajiset me automjete të tilla.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere