Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë i disa mediave se “janë shënuar dy vdekje nga helmimi në Deçan”

HIBRID

Disa portale në gjuhën shqipe sot (13 korrik) kanë raportuar se janë shënuar dy viktima si pasojë e helmimit nga uji në rajonin e Deçanit.

Disa nga këto portale, artikullin e kanë bazuar në konfirmimin e zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, duke e keq cituar atë, pasi që i njëjti nuk ka thënë se këto vdekje janë si pasojë e helmimit, por se ato janë cilësuar si vdekje të dyshimta.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë Nikçi për Klanin.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale në Kosovë dhe Shqipëri, që kanë raportuar se vdekjet janë si pasojë e helmimit me ujë në rajonin e Deçanit:

https://www.gazetaexpress.com/dyshimet-per-helmime-ne-decan-dy-raste-te-vdekjes-brenda-24-oreve/amp/

https://abcnews.al/helmimi-masiv-ne-decan-shkon-ne-dy-numri-i-viktimave/

https://shqiptarja.com/lajm/helmimi-masiv-ne-decan-humb-jeten-ne-person-shkon-ne-mbi-800-numri-i-te-semureve-kryetari-i-komunes-dyshojme-se-eshte-e-qellimshme-hera-e-dyte-brenda-muaji-qe-ndodh

https://klankosova.tv/dyshimet-per-helmime-ne-decan-dy-raste-te-vdekjes-prokuroria-fillon-hetimet/


Megjithatë, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se dy vdekjet e regjistruara në orët e fundit nuk kanë lidhje me helmimet në Deçan.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, tha ndër të tjerash Vitia në një konferencë për shtyp.

Më poshtë mund të gjeni vegzën me deklaratën e ministrit Vitia gjatë një konference për shtyp të publikuar nga RTV Dukagjini:

https://www.facebook.com/dukagjinirtv/posts/4958662987493750


Analiza:

Pretendimet e ngritura nga mediat e kontrolluara dhe të tjerat që kanë publikuar artikuj me pretendim të njëjtë, janë të pa baza dhe duke të jenë të pavërteta.

Pretendimi se numri i viktimave nga gjendja e rëndë shëndetësore, si pasojë e helmimit në komunën e Deçanit, rezulton të jetë i pabazuar në fakte. Ky lloj raportimi, me pretendime të bazuara, sipas metodologjisë së hibrid.info, vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere