Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka mbyllje të kufijve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

HIBRID

Portali i dyshimtë “ Specialja.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do t’i mbyllin kufijtë si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me virusin Korona.

Megjithatë, ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin. Gjithashtu, përmbajtja e tij është jo e plotë.

Pas hulumtimit për kontroll të fakteve, ekipi hibrid.info, ka gjetur lajmin autentik të paraqitur pjesërisht nga Specialja.com. Mirëpo nga ajo që pa në lajmin autentik të publikuar më parë, është vërejtur se në të nuk flitet për ndonjë vendim për mbyllje të kufijve nga shtetet respektive, ashtu siç pretendohet në artikullin e Specialja.com.

Teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

Pas numrit të madh vjen vendimi për mbylljen prap të kufijve Kosova – Maqedoni – Shqipër në këtë datë

Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vdekjeve dhe 963 raste të reja me koronavirus.

Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Por, a do të ndikojë rritja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish? / Hap Pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/13/pas-numrit-te-madh-vjen-vendimi-per-mbylljen-prap-te-kufijve-kosove-maqedoni-shqiperi-ne-kete-date/?fbclid=IwAR3L_ivdp0zI4dbP0Wuwwz9LKLdfMZVRU3ezKp1Mgf4yth4crFJCp4jFmgY

Më poshtë mund të lexoni tekstin e artikullit origjinal, ku të tri këto shtete deklarohen se ende nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e kufijve si pasojë e COVID-19.

https://www.gazetametro.net/a-do-te-mbyllen-kufijte-flasin-nga-qeveria-e-kosoves-shqiperise-dhe-ajo-e-maqedonise-se-veriut/

Analiza:

Artikulli i publikuar në “Specialja.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Lajme të tilla publikohen me synim të dezinformimit dhe tërheqjes së lexuesit, e më pas duke përfituar materialisht përmes klikimeve të marra nga rrjetet sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere