Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli me titull të pabazuar në fakte

HIBRID

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Dhjetëra autobusë nga diaspora nisen për të përkrahur Ramush Haradinaj për President”.

Ky lajm i është referuar nga një fotografi të postuar nga një simpatizant i AAK-së në Vjenë, Agim Sadik Knushi, në Facebook. Ai ka publikuar një fotografi ku shihet në autobus me disa mërgimtarë, me një parullë të vendosur në pjesën ballore me mbishkrimin – “VOTO 135″.

Portalet si “gazetainfokus.com”, “telegrafi.com” dhe “reporteri.net” kanë raportuar se bëhet fjalë për dhjetëra autobusë të cilët pritet të nisen në drejtim të Kosovës për të votuar për AAK-në. Por, në fotografinë e postuar nga simpatizanti i AAK-së shihet vetëm një autobusë dhe nuk thuhet se sa është numri i tyre.

Gjithashtu, të njëjtën fotografi e ka postuar në Facecbook edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por pa specifikuar numrin e autobusëve.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga disa portale:

https://gazetainfokus.com/dhjetera-autobuse-nga-diaspora-nisen-per-te-perkrahur-ramush-haradinaj-per-president/

https://reporteri.net/zgjedhjet2021/dhjetera-autobuse-nga-diaspora-nisen-per-te-perkrahur-ramush-haradinaj-per-president/?fbclid=IwAR3-GbcJCP7kCaMkrqD36A2BI6HS4_emUTBLJ7Sw0AMOBmE3q88JABumTO8

https://telegrafi.com/dhjetera-autobuse-nga-diaspora-nisen-per-te-perkrahur-ramush-haradinaj-per-president/


Postimi i Agim Sadik Knushi në profilin e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/agimsadik.knushi/posts/1843935325763898


Më poshtë mund të gjeni edhe postimin e Ramush Haradinajt në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2429599833831083


Analiza:

Disa portale në Kosovë kanë përdorur një fotografi të publikuar nga një simpatizant i AAK-së në Vjenë, në të cilën shihet një autobus dhe disa persona.

Në raportimin e këtij lajmi, këto portale kanë shkruar se bëhet fjalë për dhjetëra autobusë, duke mos u referuar askund. Lajmi është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, mund të dezinformojë lexuesit.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere