Të fundit | Televizioni slloven nuk raportoi se Martin Berishaj është shtetas i Serbisë Të fundit | PDK s’ka paraqitur ndonjë qëndrim të ri për koalicion me LVV-në Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta Të fundit | Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj… Të fundit | Rishikimi i javës: Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Se… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka orë policore në Maqedoninë e Veriut, lajmet e vjetra paraqiten si aktuale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material brenda së cilit shfaqen imazhe të publikimeve të disa mediave në gjuhën shqipe në Facebook, ku pretendohet për orë policore në Maqedoni.

Përmbajtja në fjalë është publikuar më 20 dhjetor në TikTok nga një llogari me emrin “joqmacedonia”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se në këtë rast, pretendimi është paraqitur me anë të lajmeve të vjetra të publikuara në faqet në Facebook të mediave, si: “Lajm TV”, “Tv Shenja” dhe “TV21”.


Hibrid.info ka gjetur se këto tre mediume në gjuhën shqipe janë me bazë në Maqedoninë e Veriut.

E pas hulumtimit manual, hibrid.info ka gjetur se postimi origjinal në “Lajm TV” është i datës 15 tetor, 2020, ai i publikuar në “Tv Shenja” i datës 8 mars, 2021 ndërsa në “TV21” ishte publikuar më 5 mars 2021.

Çka do të thotë se kemi të bëjmë me zhvillime të cilat kishin përcjellur Maqedoninë e Veriut, gjatë pandemisë së COVID-19.

Në bazë të këtyre gjetjeve, shihet se këto zhvillime të vjetra me anë të kësaj përmbajtjeje në TikTok, është tentuar të paraqiten si aktuale në ditën e publikimit të saj.

Gjithashtu, rezultatet e kërkimit për një orë policore në Maqedoninë e Veriut, përmes makinës së kërkimit “Google”, nuk konfirmojnë se ka pasur një situatë të tillë, çfarë pretendohet, në 30 ditët e fundit (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për orë policore në Maqedoninë e Veriut është i pasaktë.

Video-publikimi është munduar të paraqitet si aktual duke shfrytëzuar publikime të zhvillimeve në të kaluarën (gjatë pandemisë pas COVID-19) në këtë vend.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere