Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Nuk u përdorën grushtet në mes të Ollurit dhe Krakit në debat televiziv

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar disa përmbajtje me mbishkrimin “Parim Olluri e Nezir Kraki përplasen në ‘Pressing’, kërcet grushti”.

Këta artikuj me këtë pretendim janë publikuar të martën (11 nëntor) nga faqet në Facebook me emrin “Shekulli.info”, “Rekordi.net” dhe “FAKTI DITOR”.

Faqet “Rekordi.net” dhe “FAKTI DITOR” përmbajtjeve të tyre ua kanë bashkëngjitur vegëzat e artikujve me të njëjtin pretendim, të cilat i kanë publikuar edhe në portalet e tyre (shih këtu dhe këtu).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi i paraqitur në këto përmbajtje është i pasaktë.


Hibrid.info gjeti se artikulli me titullin e njëjtë ishte publikuar fillimisht nga mediumi “Periskopi.com”, duke u ndryshuar më pas (shih këtu).

Në përmbajtjet e artikujve që trajtohen, ngjarja përshkruhet si një incident mes deputetit Nezik Kraki nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili thuhet se për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike (shih këtu dhe këtu).

Artikulli i plotë:

“Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët “Qyp atje zagar”, pas çka tensionet u përshkallëzuan.

Menjëherë më pas, Olluri shihet duke u ngritur e duke u drejtuar në drejtim të Krakit, ndërsa transmetimi televiziv ndërpritet në atë moment”.

Përshkrimi i ngjarjes së ndodhur konfirmohet edhe nga videoja e bashkëngjitur në artikuj. Ngjarja ka ndodhur në debatin e zhvilluar të martën (11 nëntor) në emisionin “Pressing”, që transmetohet në televizionin “T7”.

Hibrid.info ka hulumtuar në përmbajtjet e publikuara në faqen në Facebook të këtij mediumi. Nga videoja e gjetur në publikimet e “T7”, nuk konfirmohet se përplasja në mes Ollurit dhe Krakit kulmoi në dhunë fizike. Përplasja e mundshme fizike në mes të dy protagonistëve të lartpërmendur, u parandalua nga të pranishmit e tjerë në emision (shih këtu).

Po ashtu nga përmbajtjet e publikuara në portalin e këtij televizioni, “GazetaExpress”, nuk konfirmohet se pati përplasje fizike në emisionin “Pressing” (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi për grushte në mes të Parim Ollurit e Nezir Krakit në emisionin “Pressing” nuk është i saktë.

Hibrid.info gjeti se bëhet fjalë për një incident gjatë emisionit “Pressing”, por përplasja nuk kulmoi në dhunë fizike, së paku jo në pamjet e publikuara.

Siç shihet në pamje, tensionet u parandaluan nga të pranishmit dhe nuk pati grushte apo përleshje fizike.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait” dhe “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale. Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere