Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Stuhia e breshrit nuk ndodhi në Mekë, por në Ranyah

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

“Pamje të frikshme nga vendi i shenjtë MEKA në Arabinë Saudite, Breshëri i madh mbulon Mekën”, është një pjesë e mbishkrimit të një videomateriali ku shfaqen pamje pas stuhisë së breshrit në një vend.

Kjo përmbajtje me këtë pretendim është publikuar më 22 mars në Facebook, nga një faqe me emrin “A1TV”.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk bëhet fjalë për qytetin e Mekës.

Deri në momentin e trajtimit, videoja është shikuar mbi 246 mijë herë dhe ka marrë mbi 800 pëlqime dhe mbi 70 komente.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” dhe ka gjetur të publikuar të njëjtën video me përshkrimin që tregon se bëhet fjalë për qytetin Ranyah, që ndodhet po ashtu në Arabinë Saudite (shih këtu dhe këtu).

Kërkimi i hibrid.info ka gjetur se largësia ndërmjet Ranyah deri te Meka është 456,1 km (shih këtu).

Gjithashtu, rezultatet pas kërkimit manual nëpërmjet “Google”, kanë dhënë informata se stuhia e breshrit ka ndodhur në Ranyah (shih këtu).


Analiza:

Me anë të një videoje u pretendua për stuhi breshri në qytetin e Mekës së Arabisë Saudite.

Por, pas hulumtimit u gjet se ngjarja ndodhi në Ranyah, po ashtu vend në Arabinë Saudite, mirëpo mbi 450 km larg Mekës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si të “paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I paverifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere