Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia, gabimisht bëjnë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

HIBRID

Portali “reporteri.net” ka publikuar një artikull, ku në postimin në Facebook i është vënë titulli “Tragjike: Hidhet nga ballkoni pas konfliktit me burrin, vdes 24 vjeçarja”.

Pasi të klikohet artikulli, titulli ndërron duke shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, fotografia e këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, pasi vërehet qartë se tabelat e veturës së ambulancës janë të Kosovës, si dhe shihet numri i tyre 02 të cilat i takojnë rajonit të Mitrovicës.

Pra, në publikimin e këtij artikulli në Facebook, portali “reporteri.net” me këtë titull dhe fotografi jo adekuate ka lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “reporteri.net”:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas policisë 24 vjeçarje me iniciale A.Gj. dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Vegëza e artikullit të publikuar në “reporteri.net”:

https://reporteri.net/shqiperia/u-hodh-nga-ballkoni-pas-konfliktit-me-burrin-vdes-24-vjecarja-ne-durres/?fbclid=IwAR3YCOP5mYO1chEAjmqRR-ZTh0NqUkmN85h2Tqpwp9NpyXRKus06kerRpYU

Vegëza në Wikipedia ku tregon ndarjen e tabelave me numër për secilin rajon në Kosovë:

https://en.wikipedia.org/wiki/Vehicle_registration_plates_of_Kosovo


Analiza:

Portali “reporteri.net” ka publikuar një artikull rreth një ngjarje që ka ndodhur në qytetin e Durrësit në Shqipëri. Por, në titullin e vendosur në artikullin e shpërndarë në Facebook, nuk tregon se ku ka ndodhur ngjarja, si dhe fotografia nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Në fotografi shihet vetura e ambulancës me tabela të Kosovës me numër 02, të cilat i takojnë rajonit të Mitrovicës.

Pra, “reporteri.net” me këtë titull dhe fotografi jo adekuat, është munduar të nxis lexuesit për ta hapur artikullin, duke e lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere