Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e bërë në Irak, pretendohet të paraqitet si imazh i bërë nga fushata ajrore e NATO-s në Beograd

HIBRID

Portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” sot (24 mars) ka publikuar një artikull për 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, duke e përshkruar si agresion ndaj Serbisë, Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë.

Megjithatë, në këtë artikull është vendosur fotografi jo adekuate, ku shihen momente të bombardimeve, që mediumi në gjuhën serbe pretendon se janë të imazhe të fushatës së bombardimeve të aleancës së NATO-s ndaj ushtrisë serbe (atëherë jugosllave) gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Hibrid.info ka hulumtuar lidhur me këtë fotografi, dhe ka vërtetuar se kjo nuk ka të bëjë me bombardimet e NATO-s, por është e vitit 2003, gjatë luftës në Irak.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/24-mart-dan-kada-je-poceo-teror-nato-pakta-nad-srj-24-3-2022?fbclid=IwAR3N_mlyGpU4FVft3QVqicQAppyX8W4b5x-EeJk_3ECCwZ5NhDZ9rCr7J-4


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë fotografi që tregon imazhe nga shpërthimet në Bagdad (Irak) në vitin 2003, e publikuar në mediumet amerikane si “CNN” (fotografia numër 3) dhe “MSN.com” (fotografia numër 3). (shih këtu dhe këtu)

Këtë imazh, ditë më parë (17 mars), e ka publikuar edhe Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut në llogarinë e tyre në Twitter, duke e krahasuar luftën në Ukrainë me atë të Kosovës, me pretendim të rremë se janë imazhe të fushatës së bombardimeve të aleancës së NATO-s ndaj ushtrisë serb.

Edhe ky postim i ambasadës ruse në Afrikë të Jugut është verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Media online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull lidhur me 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, duke ilustruar me fotografi jo adekuate.

Por, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është arritur të gjendet kjo fotografi e cila i takon vitit 2003 që paraqet imazh nga shpërthimet në Irak.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere