[email protected]
Nuk ka vendim për rritje të pagesës për letërnjoftim
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Agim Veliu e bën çmimin për letërnjoftim 100 euro”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i sajuar, si dhe lajmi i vjetër.

Në fakt, më 18 tetor të këtij viti, në mediat kosovare u raportua se qytetarët e Kosovës po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftime, shkaku i mungesës së materialit. Dhe të gjithë ata që paguanin shumën prej 100 euro, do të mund ta marrin letërnjoftimin me procedurë të shpejtë prej dy ditësh.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Agim Veliu e bën çmimin për letërnjoftim 100 euro

Qytetarët presin me muaj për tu pajisur me leternjoftime, por nëse paguajnë 100 euro atë mund ta marrin brenda dy ditësh.

Nuk ka më yrë tjetër si mund të merret leternjoftimi në Kpsovë tash e disa muaj.

Radhën dhe distancën nuk është se po e mbajnë shumë.

Para Zyrës së Gjendjes Civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme presin çdo ditë plot përspna kot. Ka muaj që është kjo gjendje.

Aty presin pasi që është vendi i vetëm ku ata mund të pajisen me letërnjoftim. Por për tu pajisur me këtë dokument nuk vlen afati prej 10 ditësh, siç është e rregulluar me ligj.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3473?fbclid=IwAR1FHYsrr57R3tY7Oz3Kf3y3MUUKr4GinGxXbE3PkDrgVgK8oNhy2USnFW0


Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga “Lajmi.net”:

https://lajmi.net/pajisja-me-leternjoftim-vetem-nese-paguan-100-euro/?fbclid=IwAR0hwiCYSFATtE8V9GmdFi33mLS_0WkSPCjuwmQBwDxNkBJUHy4ClkkVuTo


Analiza:

“Gjithckafresh.info” ka përdorur një lajm të vjetër të cilin e ka publikuar si aktual duke i ndryshuar titullin. Gjithashtu, në bazë të procesit të kontrollit të fakteve, rezulton se nuk është i vërtetë lajmi se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka rritur çmimin për marrjen e letërnjoftimit, siç pretendohet në titull. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others