Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim të ri nga Qeveria për edhe nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Qeveria merr vendim, edhe nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç” mban mbishkrimin një postim i publikuar në TikTok.

Postimi u publikua dje (20 janar) nga llogaria “lirija_ka_emer” në TikTok.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky lajm është i vjetër, i paraqitur rrejshëm si vendim aktual nga Qeveria e Kosovës.


Në fotografinë e publikuar në TikTok vërehet logoja e portalit “Raporto24.com”. Pas hulumtimit nga hibrid.info, është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar me datë 22 dhjetor 2024, atëkohë kur kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media kishin njoftuar për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Financave, ku vërehet se nuk ka ndonjë vendim të marrë ditët e fundit për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjet, siç pretendohet rrejshëm në postimin e publikuar në TikTok.


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok të bërë më 20 janar, u pretendua se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjet.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se lajmi është i vjetër, i cili u ripublikua, si duket, me qëllimin që të paraqitet si vendim aktual nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere