[email protected]
Rregullat e reja anti-Covid, nuk kanë të bëjnë me Kosovën
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Nga sot rregulla të reja”, dhe në fotografi ka vendosur një imazh ilustrues, që lë të kuptohet se rregulla të reja anti-Covid do të hyjnë në fuqi në Kosovë.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rregullat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me Italinë dhe kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Pra, në titull nuk qartësohet vendi nga vjen ky lajm.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky vendim ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Prej ditës së sotme Italia nis zbatimin e masave më lehtësuese ndaj pandemisë globale.

Muzetë, teatrot, kinematë hapen me kapacitet të plotë 100% për publikun, ndërsa stadiumet do të pranojnë deri në 75% të sportdashësve ndërsa në ato të mbyllura deri në 60%.

Do të hapen gjithashtu diskotekat, të cilat nisin  punën pas dy vite mbyllje, e do të kenë një kapacitet të pranimit të 50% të klientëve të mundshëm që mund të mbaj struktura e tyre.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/574291/nga-sot-rregulla-te-reja/

Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me zbatimin e masave më lehtësuese anti-Covid në Itali, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »