Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Policia e Kosovës demanton pretendimin e Simiqit se “Njësia Speciale ka dëmtuar veturat e serbëve në veri”

HIBRID

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në profilin e tij zyrtar në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihen disa vetura të dëmtuara. Në postimin e tij, Simiq ka pretenduar se këto vetura janë në pronësi të serbëve nga veriu dhe se, të njëjtat, janë dëmtuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme. Por, kjo është demantuar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, pretendimi i Simiqit nuk duket të jetë i argumentueshëm, pasi që në fotografitë e postuara nuk tregohet qartë vendndodhja e automjeteve, nuk shihen targat e tyre, tabela të vendbanimeve apo ndonjë specifikë tjetër.

Postimi i Simiq në Facebook i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Gjatë ndryshimit të ndërrimeve në vendkalimin administrativ Brnjak sonte, rreth orës 23:30, të ashtuquajturat ‘forcat speciale’ ROSU dëmtuan qëllimisht një duzinë automjetesh motorike private të parkuara në pronësi të serbëve. Se sot u arrit një marrëveshje që respekton interesat tona njerëz. E njëjta gjë ndodhi në vendkalimin Jarinje kur automjetet private të gazetarëve u gërvishtën”, shkroi ai në Facebook.

Vegëza e postimit të Simiqit në Facebook:

https://www.facebook.com/igorsimicsrpska/posts/1646762145715424


Ky pretendim i Igor Simiq u raportua edhe në disa media online në gjuhën serbe, vegëzat e disa prej tyre mund t’i gjeni më poshtë.

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/brnjak-specijalci-rosu-unistavali-vozila-ciji-su-vlasnici-srbi-1-10-2021?fbclid=IwAR2QMc4jxVsT5xIUAgszeHDf76HmA_2aBzqZNZg2yu-2XJufGNiMzBiQrDI

https://www.danas.rs/politika/na-brnjaku-specijalci-rosu-unistavali-vozila-ciji-su-vlasnici-srbi/

https://www.republika.rs/vesti/srbija/311603/brnjak-specijalci-rosu-unistavali-vozila-ciji-su-vlasnici-srbi


Pretendimi i nënkryetarit të Listës Serbe, u demantua nga Policia e Kosovës:

“Me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të Igor Simic të publikuar në rrjetin e tij social Facebook”.

Më poshtë mund të gjeni demantin e bërë nga Policia e Kosovës lidhur me pretendimin e Igor Simiq:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4529548650438969


Analiza:

Igor Simiq ka pretenduar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, mbrëmë ka dëmtuar disa vetura të serbëve lokalë, duke ia bashkangjitur disa fotografi.

Por, në këto fotografi që shihen veturat e dëmtuara, nuk tregohet qartë vendndodhja e tyre. Nuk shihen targat e tyre, tabela e vendbanimeve apo ndonjë specifikë tjetër që e vërteton pretendimin e bërë nga Simiq.

Policia e Kosovës në një sqarim përmes Facebook-it, e ka demnatuar pretendimin e Simiqit, duke e quajtur shkrim tendencioz dhe të pavërtetë.

Pasi pretendimi i nënkryetarit të Listës Serbe nuk bazohet në asnjë fakt se këto vetura janë dëmtuar nga Njësia Speciale dhe se ato i përkasin serbëve lokalë, hibrid.info e ka vlerësuar atë si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere