[email protected]
Vazhdon të pretendohet rrejshëm për një pandemi të re
shape
shape
shape

Janë publikuar video-materiale në TikTok nga llogaria me emër “kijameti2024”, në të cilat pretendohet për ekzistencën e një virusi.

 Video-materialet e publikuara në 24 orëshin e fundit, paralajmërojnë për përhapjen e këtij virusi, me emrin “Axar”, madje duke e cilësuar si pandemi.

Edhe pse nuk është hera e parë që hibrid.info ka hasur në të njëjtin pretendim, edhe këtë herë ka verifikuar dhe vërtetuar faktet për ta hedhur poshtë pretendimin e ngritur përmes këtyre video-materialeve.


Vegëzat e video-materialeve të publikuara në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7237349881705188634
https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7237162015792434459
https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7237024262366727451
https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7236979393787120922

Hibrid.info, pasi ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit, ka arritur të gjejë listën e sëmundjeve infektive të përhapura aktualisht, në faqen e “Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), agjenci shtetërore e SHBA-ve. Në listën e shpallur, në asnjërën prej sëmundjeve të përhapura infektive, nuk figuron virusi i pretenduar në video-materialet e lartcekura, me emrin “Axar”. (shih këtu)


Po ashtu hibrid.info ka vërtetuar që nëse kërkoni në motorin e kërkimit, “Google.com”, për fjalën “axar virus”, nuk do të shfaqen dëshmi që provojnë ekzistencën e këtij virusi.

Ndërsa në deklaratat e para disa ditëve, të Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), potencohet rreziku nga një pandemi e mundshme, por pa specifikuar për ndonjë virus konkret.

Deklarata e kreut të OBSH-së, ngre alarmin për rrezikun nga një pandemi e radhës duke u bërë thirrje vendeve të botës për reforma, në mënyrë që pandemia e mundshme e radhës të përballohet më lehtë (shih këtu, këtu dhe këtu).


Një pretendim i njëjtë edhe më herët ishte verifikuar nga hibrid.info (shih këtu).


Analiza:

Llogaria “kijameti2024” ka publikuar disa video-materialet në TikTok.

Në video-materiale pretendohet për ekzistencën e një virusi me emrin “Axar”, i përhapur në tërë botën, por që hibrid.info ka vërtetuar se një virus i tillë nuk ekziston.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin në këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësisht prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others