Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk pritet mbështetje e pensionistëve me nga 100 euro, siç pretendohet

HIBRID

Artikulli me titull “100 euro për çdo penzioner dhe prezenton Pakon e Ringjalljes Ekonomike”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit tetor të vitit 2021, atëkohë kur ministri Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte prezantuar pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk ka të bëjë asgjë me pensionistët, siç pretendohet rrejshëm në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/04/11/100-euro-per-cdo-penzioner-dhe-prezenton-pakon-e-ringjalljes-ekonomike/?fbclid=IwAR1zAgGVltwCitWFnpdRSV4ivPJ-mLaJvFh09ygxx7N2mbEwdmOsDgWJdFQ

I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar në kohë reale (28 tetor 2021) nga portali “FrontOnline.net”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull të vjetër (tetor 2021), i cili ka të bëjë me pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë, e cila ishte prezantuar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Por, këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të e rremë “100 euro për çdo penzioner dhe prezenton Pakon e Ringjalljes Ekonomike”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere