Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë… Të fundit | Bosnitch shtrembëron faktet për sulmet e autobusëve në Kosovë më 1999 dhe 2… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk saktëson për qytetin e cilit shtet bëhet fjalë

HIBRID

Dy portale informative “gazeta-shqip.com” dhe “zerishkupit.com” kanë publikuar dje (22 gusht) një artikull me titull “Lamtumirë skutera elektrikë! Nga shtatori, ndalohet lëvizja me mjetet e “rrezikshme” në qytet”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në qytetin e cilit shtet ka ndodhur ngjarja, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Banorët e Parisit dhe turistët nuk do munden më të lëvizin me skutera elektikë në qytet.”.

Duke parë që “gazeta-shqip.com” është i regjistruar në Shqipëri (këtu), ndërsa portali “zerishkupit.com” dihet se në bazë të të dhënave të faqes në Facebook, vepron në Shkup dhe artikujt i shkruan në gjuhën shqipe (këtu), gjë e cila bën që lexuesi shumë lehtë mund të dezinformohet se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse, ku këto portale veprojnë.


Vegëzat e artikujve të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com” dhe “zerishkupit.com:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/lamtumire-skutera-elektrike-nga-shtatori-ndalohet-levizja-me-mjetet-e-rrezi-i1228415?fbclid=IwAR1FHN-aaBWKlTWlcJsv8ncjQWJsF9D8AHP8iHng-1miXjMPitKjwKuvgIw

https://zerishkupit.com/lamtumire-skutera-elektrike-nga-shtatori-ndalohet-levizja-me-mjetet-e-rrezikshme-ne-qytet/?fbclid=IwAR1FHN-aaBWKlTWlcJsv8ncjQWJsF9D8AHP8iHng-1miXjMPitKjwKuvgIw

Hibrid.info për të dëshmuar se lajmi tregon për një vendim në Paris, ka gjetur artikuj në lidhje me lajmin, nga mediat e huaja. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Dy portale në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull mbi vendimin e marrë, që ndalon skuterat elektrikë në Paris, por që në titullin e artikullit nuk specifikohet se në qytetin e cilit shtet bëhet fjalë.

Nga të dhënat e gjetura mbi mediat në fjalë, fakti që këto dy portale veprojnë në hapësirat shqip-folëse, mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për ndonjë qytet në hapësirat ku këto media bëjnë detyrën.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto artikuj si “Clickbait”.


 Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere