[email protected]
Variantet e reja të COVID-19, nuk fakte se po krijohen nga qeveritë
shape
shape
shape

Variantet e SARS-CoV-2 krijohen nga mutacionet në kodin gjenetik të virusit dhe jo nga autoritetet, siç thuhet në pretendimet e bëra në mediat sociale.

Teoria u paraqit në një foto në Facebook me titull: “Le të luajmë rrotullojmë rrotën e varianteve” pranë një gruaje që rrotullohet një rrotë lojërash fati. Kjo i referohet termave të lidhura me vendndodhjen që përdoren zakonisht për të etiketuar variante, të tilla si “varianti indian”, “varianti i Afrikës së Jugut” ose “varianti UK / Kent”.

https://www.facebook.com/photo?fbid=541054710595737&set=gm.844323139799558


Sidoqoftë, përdoruesi i Facebook, që ka shpërndarë këtë foto, vazhdon të tallet me njerëzit, duke i quajtur “sylesh”, në rast se ata i besojnë “tregimeve” se ekzistojnë variante të koronavirusit. Ai tutje në komentet thotë: “Ne do të kemi më tej varietetin japonez [sic] të përhapur duke ngrënë peshk”.

Në një vlerësim përmes kontrollit të fakteve, Reuters ka gjetur se, sikur të gjithë viruset që shndërrohen natyrshëm me kalimin e kohës, dhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19, nuk bën përjashtim (këtu). Ndryshimet në kodin gjenetik të virusit janë kryesisht aq të vogla saqë kanë pak ndikim, por ndonjëherë mutacionet mund të sjellin pasoja shqetësuese: për shembull, ato janë më të transmetueshme.

https://publichealthmatters.blog.gov.uk/2021/02/05/what-do-we-know-about-the-new-covid-19-variants/

Termat e lidhura me vendndodhjen që përdoren për t’iu referuar këtyre varianteve vijnë nga emri i vendit ku mutacioni u zbulua për herë të parë. Nuk është një proces i përzgjedhjes së rastësishme i kryer nga autoritetet.

https://www.nature.com/articles/d41586-021-01483-0

Një listë në ueb-faqen zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar detajon se, cilat variante janë ende nën hetim dhe ato që konsiderohen shqetësuese. Në këtë listë, gjithashtu paraqiten emra të shumtë për mutacionet (përfshirë informacionin me origjinë gjeografike), duke shpjeguar se nuk ka sistem emrash të rënë dakord ndërkombëtarisht (këtu).

(Artikull i publikuar nga Reuters)

Share With Others