Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Abazi ka investuar 250 mijë euro në kripto-valuta

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë raportuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka investuar në 250 mijë euro në kriptovaluta (BitCoin).

Gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se këto media online nuk kanë raportuar saktë lidhur me këtë çështje. Duket se ky raportim i gabuar ka ndodhur edhe si rezultat i mos përmbajtës së andarteve të shtypjes së saktë të numrave me vlera mijëshe nga vet Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), institucion ky në të cilin bëhet raportimi i pasurisë nga zyrtarët politikë e publikë.

Në formularin e deklarimit të pasurisë në AKK, në rubrikën e letrave me vlerë, Abazi ka deklaruar se investimi në kripto-valutën “BitCoin”, kap shumën 250 (250.00) e jo 250 mijë (250,000.00) siç kanë raportuar disa media online.

Vegëzat e artikullit të publikuar në mediat online “Reporteri.net”, “Kosova.info”, “Lajmi.net” dhe “Periskopi.com”, i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Hibrid.info ka gjetur formularin e deklarimit të pasurisë së deputetit të VV-së Haki Abazi, ku shihet qartë se investimi në BitCoin është 250.00.

Formularin e deklarimit të pasurisë nga Haki Abazi mund ta gjeni këtu.

No description available.

Por, sistemi i njësive me presje decimale, i përdorur nga vetë AKK në formularët e tyre, ka mundur që t’i hutojë mediat. Në këtë formular është përdorur sistemi i numrave me vlera mijëshe të vendeve si SHBA, Britani e Madhe e vendeve tjera anglofolëse në botë dhe jo sistemi evropian.

Përderisa në vendet e lartpërmendura, presja decimale përdorët pas kalimit të shifrës mijëshe (shembull 100,000.00), në vendet kryesore evropiane vendoset pika, apo lihet një hapësirë (shembull 100.000,00 apo 100 000,00). (shih sqarimin këtu)

Mirëpo, duke pasur parasysh se në formularin e AKK-së është përdorur sistemi anglo/amerikan i njësive, lë të kuptohet se pika nuk e ndanë shifrën mijëshe, por e ndanë njësinë me nën-njësi (dmth euro-n nga centi). Pra 250.00 në sistemin anglo/amerikan është 250 euro e 00 cent.


Analiza:

Disa media online në Kosovë, kanë raportuar se deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi, në deklarimin e pasurisë ka deklaruar se ka investuar 250 mijë euro në kriptovaluta (BitCoin).

Gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se raportimi i këtyre portaleve nuk është i saktë. Kjo për faktin se në formularin e Abazit, në rubrikën e letrave me vlerë, ai ka deklaruar se në BitCoin ka investuar 250 e jo 250 mijë euro, siç kanë raportuar mediat e lartcekura.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këta artikuj si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere