Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia e artikullit nuk përkojnë me përmbajtjen

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Letër publike presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kufiri I Kosovës deri në Nish!”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes, pasi në artikull gjendet një tekst i analistit dhe gazetarit Ragip Guraziu.

Ky portal me këtë titull të vendosur lë të kuptohet se presidentit serb Aleksandër Vuçiq i ka shkuar ndonjë letër publike, pasi nuk tregon se ky artikull përmban vetëm një opinion.

Gjithashtu, edhe në fotografinë e vendosur në këtë artikull paraqitet portreti i presidentit serb.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Letër publike presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kufiri I Kosovës deri në Nish!

Shkruan: RAGIP GURAZIU

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk e fshein zhgënjimin e tyre me liderët politikë në Kosovë për faktin se nuk po arrijnë që të kenë një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve që jetojnë në komunat jugore të Serbisë. Këto tri komuna, njihen edhe me një term politik dhe rajonal si Luginë e Preshevës.

Ata thonë se zyrtarët në institucionet e Kosovës, duhet të reflektojnë pozitivisht për zgjidhjen e problemeve në Luginë, duke synuar që çështja e këtyre komunave të përfshihet edhe në agjendën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/578499/leter-publike-presidentit-serb-aleksander-vuciq-kufiri-i-kosoves-deri-ne-nish/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një opinion të gazetarit dhe analistit Ragip Guraziu, ndërsa në titullin e vendosur e ka paraqitur atë si lajm, duke pretenduar se presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i ka shkuar një letër publike, në të cilën paraqitet kufiri i Kosovës deri në Nish.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere