Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se po vazhdon terrorizimi i serbëve nga Policia e Kosovës, i pabazë

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “srbijadanas.rs” ka publikuar sot një artikull me pretendimin në titull se Albin Kurti po vazhdon t’i terrorizoj serbët në Kosovë  ku Policia e Kosovës rregullon trafikun me armë të gjata.

Ky pretendim mbështetet në një postim informues në Facebook nga portali informativ “Jepi zë” ku bënë të ditur se gjatë rregullimit të komunikacionit tek ura e hekurit që ndodhet afër tunelit në Mitrovicë, njëri nga policët ka dal me armë të gjatë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se nuk bëhet fjalë për keqtrajtim të komunitetit serb, siç pretendohet.

Vegëza e artikullit të publikuar “sd.rs”:

https://www.sd.rs/vesti/kosovo/kao-na-divljem-zapadu-kurti-ne-prestaje-da-terorise-srbe-na-kim-regulisu-saobracaj-dugim-cevima-2023-07-28

Titulli i artikullit të publikuar në “sd.rs”:

SI PERËNDIMI I EGËR! Kurti nuk pushon së terrorizuari serbët në Kosovë – rregullojnë trafikun me gypa (armë) të gjatë?!


Duke u bazuar në një informatë të publikuar nga portali informativ “Jepi zë” mbi mënyrën e rregullimit të komunikacionit në Mitrovicë nga ana e Policisë së Kosovës, mediumi në gjuhën serbe ka ngritur pretendimin se po vazhdon terrorizimi i serbëve në Kosovë.

Në informatën e postuar nga portali informativ “Jepi zë” nuk bëhet e ditur se të cilit komunitet ishin qytetarët të cilët u bënë dëshmitar gjatë rregullimit të komunikacionit tek ura e hekurit në Mitrovicë. Sipas këtij portali, qytetarët kanë shprehë shqetësimin e qasjes së policëve gjatë rregullimit të komunikacionit, për shkak se, siç bënë të ditur portali, njëri nga policët doli nga automjeti duke mbajtur armën e gjatë në dorë.

Siç njofton portali, ura e hekurit që ndodhet afër tunelit në Mitrovicë shkakton shpesh telashe në komunikacion pasi që mund të kalojë vetëm një veturë.

“Ura e hekurit që ndodhet afër tunelit në Mitrovicë, po shkakton shpesh telashe. Kjo pasi, meqë mund të kalojë vetëm një veturë, shpesh ndodh që shoferët të mos merren vesh.

Qytetarët janë ankuar në disa policë specialë që nuk kishin durim. Ani pse kishin të drejtë lëvizjeje, në anën tjetër po lëviznin veturat e një dasme që i lanë të presin për disa minuta.

Por durimi i policëve u sos shpejt, dhe dy nga ta dolën të ndalin veturat në mënyrë që të mund të kalojnë.

Por, çka bie në sy, është se njëri nga policët doli nga automjeti duke mbajtur armën e gjatë në dorë.

E “rregullimi” i trafikut duke ekspozuar armën e “frikshme”, nuk u ka pëlqyer qytetarëve.

Një nga ta e kapi momentin dhe shprehu shqetësimin për qasjen e këtyre policëve specialë.” (këtu)

Si pasojë e një kolone automjetesh si shkak i një dasme komunikacioni tek ura e hekurit është ngarkuar dhe Policia ka intervenuar në rregullimin e tij. Qytetarët kanë reaguar për mënyrën e reagimit të Policisë (për shkak të përdorimit të armëve të gjata) por nuk bëhet i ditur përkatësia etnike e atyre qytetarëve dëshmitar të rastit.


Analiza:

Për shkak se nuk dihet përkatësia etnike e qytetarëve të përfshirë në rastin e ngarkesës së trafikut tek ura e hekurit në Mitrovicë, pretendimi se janë terrorizuar qytetarët serb është i pabazë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere