Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paga minimale nuk do të jetë 500 euro nga janari

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin që pretendojnë se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro në Kosovë.

Këto përmbajtje janë publikuar të enjten (30 tetor) në faqet në Facebook të mediave si “Istogu CHannel”, “Gazeta Imazhi”, “RTI”, “albinfo.ch” dhe në faqet e publikuesve si “Tetova Sot”, “Gazeta Fol Drejt” dhe “InfoShqip.com”.

Cila është e vërteta?

Të premten nga Qeveria në detyrë u vendos që paga minimale do të rritet nga 350 euro në 500 euro, por rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro. Pra raportimi i një dite më parë qe bërë pa verifikim me palën e cila ka marrë vendimin.


Disa nga këto përmbajtje janë të shoqëruara me vegëza të artikujve raportues të këtij pretendimi (shih këtu, këtu dhe këtu).

Në bazë të brendësisë së këtyre teksteve, konfirmohet se deri te pretendimi ka ardhur nga deklarimi i kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili pas takimit të zhvilluar të enjten (30 tetor) me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro, nga janari i vitit të ardhshëm.

Hibrid.info gjeti publikime nga disa media kredibile të cilat kanë konfirmuar deklaratën e Azemit  (shih këtu dhe këtu).

E në një postim po ashtu të enjten, ministri në detyrë Murati në llogarinë e tij në Facebook, e konfirmoi takimin duke shprehur se nga aty doli më i informuar, duke theksuar se do t’i ketë parasysh të gjitha sugjerimet e rekomandimet e përfaqësuesve të sindikatave të punonjësve nga sektori privat si dhe përfaqësuesve të odave ekonomike kur të bëhet propozimi i pagës minimale të re për miratim në Qeveri.

Në këtë postim nuk u konfirmua pajtueshmëria për caktimin e rritjes së pagës minimale (shih këtu).

Megjithatë, një ditë më vonë (të premten, 31 tetor) në mbledhjen e qeverisë në detyrë, është marrë vendim që të rritet paga minimale nga 350 euro në 500 euro. Sipas njoftimit, rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro (shih këtu).

Analiza:

Është pretenduar se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro në Kosovë.

Por, ky pretendim ka ardhur duke u bazuar vetëm në deklaratën e kreut Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati u shpreh se janë pajtuar për këtë vendim.

Një ditë vonë, qeveria mori vendim që rritja të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku, në 500 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere