Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pajisja në video-material nuk është armë, por një tanker presioni

FESTIM RIZANAJ

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar me datë 16 tetor një video-material ku shihet një tanker presioni duke kaluar nëpër ngushticën e Bosforit.

Me anë të këtij video-materiali dhe një mbishkrimi në gjuhën turke, faqja e lartcekur ngrit pretendimin se shfaqet një armë e paidentifikuar, e prodhuar nga Turqia.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se pajisja që shihet në video-materialin e publikuar nuk është armë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Support for Erdogan from Presheva”:

https://www.facebook.com/SupportforErdoganfromPresheva/videos/343192611435164/


Pas kërkimeve të bëra online, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në mediat turke me datë 28 shtator 2023. (këtu, këtu)

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat turke, bëhet fjalë për një tanker (cisternë) presioni i prodhuar në Turqi, i cili po bartej me anijen ruse OLLAN nëpër ngushticën e Bosforit për të kaluar në portin Rostov në Rusi.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “Support for Erdogan from Presheva” ka publikuar një video-material me pretendimin se paraqet një armë të paidentifikuar  të prodhuar nga Turqia.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se nuk bëhet fjalë për armë, por për një tanker (cisternë) presioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere